Ministri Koka, përpjekje për rigjallërimin e pyjeve

Alpet dhe Prespa shpallen së shpejti zona të mbrojtura. Gjysma e pyjeve vuajnë dëmtime shumëvjeçare. Moratoriumi i gjuetisë dha rezultat të shpejtë.

Shqipëria po përpiqet të rigjallërojë mjedisin nga dëmtimet e rënda në pyje, parqe dhe mjedis, duke mbjellë mijera fidanë. Në bashkkëpunim me shtetet fqinj, liqeni i Prespës dhe Alpet shqiptare po përfshihen në zonat e mbrojtura mjedisore. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, thotë se një rol të madh po luan në rregullimin e mjedisit edhe moratoriumi i gjuetisë së faunës së egër, me të cilën u abuzua mjaft për dy dekada.
Dëmtimet e shumta në natyrën dhe territorin e Shqipërisë e kanë nxitur ministrinë e Mjedisit që të investojë më tepër në zonat e mbrojtura mjedisore, madje të shpallë si të tilla edhe disa zona të reja në veri dhe në juglindje të vendit. Disa projekte po zbatohen në zonat e Divjakës, Karavastasë, Kune, Vainit, Durrësit, Lurës dhe Lezhës duke ndaluar së pari dëmtimin shumëvjeçar dhe duke përmirësuar zonat e mbrojtura, për t'i bërë ato të vizitueshme nga turistët vendas e të huaj.

Sipas tij, një sfidë më vete është ndalimi i gjuetisë ndaj faunës së egër. Moratoriumi ktheu menjëherë shpendët e rralla, që për shumë vite, nga abuzimi i gjuetarëve vendas dhe të huaj, po e shmangnin Shqipërinë në rrugët e tyre emigratore.

Një projekt tjetër po rregullon lumin Drin, që kalon përmes qytetit të Lezhës, për ta bërë sa më tërheqës. Një tjetër projekt është edhe mbrojtja nga erozioni e kodrës së Currilave në Durrës një investim rreth 2 milionë usd. Po ashtu, po mbillen me pisha të buta 24 hektarë në malin e Dajtit, pranë zonës së Bovillës. Aktualisht po rregullohet edhe rruga që të çon tek liqenet e Lurës, ku më pas do të mbillen fidanë, tha ministri Koka. /ATSH/
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës