Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot do të marrë pjesë në konferencën e përbashkët ministrore, të ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Punëve të Brendshme të Evropës Juglindore, e cila po organizohet në Budva të Malit të Zi.
Konferenca po organizohet në kuadër të Procesit të Brdos dhe Organizatës së Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).
Qëllimi i konferencës është identifikimi i masave të përbashkëta, zhvillimi i një platforme gjithëpërfshirëse, për luftimin e terrorizmit dhe dhunës ekstremiste. Kosova është anëtare e barabartë në SEECP me të gjitha shtetet e Evropës Juglindore./KosovaPress//atsh/
/Shqiptarja.com