Lufta e SHBA-së me Iranin nuk i ka lënë duarkryq institucionet e sigurisë. Lamallari thotë se masat e policisë, e jo vetëm, për situatën, janë marrë prej kohësh dhe jo ditët e fundit kur ambasada u kërkoi kujdes të shtuar qytetarëve të saj.
“Kemi bërë vlerësim të riskut, por edhe një plan masash lidhur jo vetëm sigurinë publik në shesh publike, por në të gjithë infrastrukturën kritike. Policia e shtetit është me masa të shtuara, kjo ka ndodhur shumë kohë më parë. Ky është një lajmërim standard, rutinë, që është bërë dhe në vend të tjera, dhe vlerësojnë bashkëpunimin dhe angazhimin e shtetit shqiptar për masat e shtuara të marra prej kohësh”, tha Lamallari.
Në konferencën e parë në krye të ministrisë së Brendshme, Lamallari mbështeti fort vendimin e paraardhëses së saj Albana Koçiu, për bllokimin e monopatinave. Rikthimi i tyre me rregulla duket të jetë i largët.
“Të them të drejtën, pasi jam njohur me shifrat e kam shumë të vështirë t’i injoroj ato, pasi do të ishte tradhti ndaj atyre të dëmtuarve. Jam shumë ngurrues të shkoj më tej me nisma ligjore pa pasur diçka të mirë menduar, pasi unë këtu jam për të mbrojtur jetën e qytetarëve”, tha Lamallari.
Lamallari komentoi dhunën në protestat e opozitës. Autorët e hedhjes së tyre i konsideroi shkelës të rëndë të ligjit, pavarësisht se të gjithë i liron gjykata.
“Në protestat e fundit, kemi pas së numri i mbështetësve reduktohet, shtohet numri molotovarëve dhe i atyre që nuk kanë të bëjnë me protestuesit, por që kanë të bëjnë me persona të cilët sillen në mënyrë të kundërligjshme dhe janë subjekte të organeve të ligjit dhe hetimit”, tha Lamallari.
Kur po bëhen 4 vjet nga zhdukja e bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, kreu i ministrisë së Brendshme nuk e sheh të arsyeshme një koment për çështjen.
“Nuk kam koment aq më tepër për afate se afatet përcaktohen në varësi të kompleksitetit të çështjes”, tha Lamallari.
Edhe një herë, Lamallari shprehu bindjen se drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, do të jetë një garanci për rendin dhe sigurinë në vend.
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari komentoi dhe protestat e dhunshme të Partisë Demokratike teksa tha se do të dënohen sipas ligjit të gjithë ata persona që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të efektivëve të Policisë së Shtetit dhe që sulmojnë godinat shtetërore me molotovë.
“Duhet të bëmë ndarjen me protestuesve që ushtrojnë të drejtën e tyre në mënyrë paqësore dhe atyre me molotovë. Ato janë shkelës të ligjit. Të hedhësh molotovë në pronë publike, duke rrezikuar jetën e shëndetin e të pranishmëve dhe të punonjësve të policisë së Shtetit, kjo është kriminale. Këto duhet të përballen me pasoja të ligjit. Qoftë ata në rolin e nxitësit, organizatorit dhe ekzekutorit. Në protestat e fundit, kemi pas së numri i mbështetësve reduktohet, shtohet numri molotovarëve dhe i atyre që skanë të bëjnë me protestuesit, por që kanë të bëjnë me persona të cilët sillen në mënyrë të kundërligjshme dhe janë subjekte të organeve të ligjit dhe hetimit. Kërkohet punë më e madhe nga policia për dokumentimin e këtyre rasteve që të sigurohet dhe garantimi i masave të sigurisë dhe dënimi i tyre”, tha Lamallari.
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari është duke mbajtur një konferencë për media. Gjatë fjalës së tij ai komentoi në lidhje me paralajmërimin e ambasadës amerikane në Tiranë.
“Qytetarëve, siguria u garantohet nga Policia e Shtetit. Ky njoftim është bërë edhe në vende të tjera të Europës, si në Belgjikë e Hollandë. Ndërkohë njoftime të tilla nga ambasada e SHBA-së janë bërë në mënyrë periodike, siç kanë bërë për protestat e PD për qytetarët amerikanë, pra njoftime të tilla janë rutinë nga përfaqësues të diplomnacisë. Ne kemi masa të shtuara për disa përfaqësi diplomatike. Absolutisht qyetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurt. Jemi në komunikim të përditshëm me asgjencitë brenda vendit dhe jashtë vendit", tha Lamallari.
Teksa u pyet në lidhje me hetimet për atentatin e Rinasit vitin e shkuar Lamllari tha se policia e shtetit e ka kryer detyrën.
"Kjo është puna e hetueseve sa i përket rastit në fjalë, unë mendoj se policia e shtetit e ka kryer detyrën. Unë jam i bindur se drejtori i ri i policisë siç bëri edhe gjatë prezantimit të tij do të ketë në fokus forcimin e besimit brenda dhe jashtë vendit. Kam besim se në vijim do të kemi rezultate pozitive", tha Lamallari.
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari refuzoi të jepte një koment mbi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i zhdukur pa gjurmë që prej vitit 2023.
“Vlerësimin mbi nivelin e hetimeve nga policia, e bën vetëm prokurori i çështjes. Nuk kam koment aq më tepër për afate se afatet përcaktohen në varësi të kompleksitetit të çështjes”, tha Lamallari.
Komente










Pra Qeveria bllokon pa ligj monopatinat/skuterat dhe megjithese kane kaluar 6 muaj nuk eshte ne gjendje te ndertoje nje ligj apo rregullore sikurse e kane tere shtetet e tjera. POR jemi gati te kalojme ne Parlament nisma sipas agjendave specifike. Populli/votuesi duhet ta paguaje naften 220 leke/litri dhe mos levize me monopatine/kokore, mbi 18 vjec sipas standarteve qe duhen sepse kjo nuk i intereson Ministrise, nuk ka njerez kompetente, dhe ja vlen te kesh 3000 apo me shume makina ne levizje sesa monopatina. KU ESHTE MBROJTJA NDAJ BIZNESEVE ne kete fushe? Kush e mban pergjegjesine? Per te miren e popullit jemi ketu ku jemi!
PërgjigjuTe na shpjegoje si eshte anullua konkurimi per drejtor garde pa fitus?
Përgjigju