Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi një analizë pune mëngjesin e sotëm me autoritetet kryesore që operojnë në Portin e Durrësit, më i madhi në vend, me gati 40% të të ardhurave doganore. Ministri Lleshaj i kërkoi drejtuesve kryesorë të bëjnë një panoramë të plotë të gjendjes në Port, ku të shfaqin vizionin e tyre për përmirësimin e situatës. "Në fund pastaj, do të konkludojmë me disa detyra", theksoi ministri. Pavarësisht ndërhyrjeve dhe punës së bërë, ministri i Brendshëm tha se është po ashtu e rëndësishme të shënohet që nevoja për përmirësim është e madhe.
"Porti i Durrësit është porta e Shqipërisë dhe e rajonit. Takimi i sotëm në Port me gjithë aktorët synonte vetëm një mesazh: Kush punon në portën e Shqipërisë duhet të matet mirë me ligjet e saj. Asnjë hapësirë nuk mund të lihet për trafikun, kontrabandën dhe korrupsionin. Masa të shpejta dhe të shumta janë në proces. Problemi kryesor këtu në Portin e Durrësit ka të bëjë me faktin që duke qenë port i madh ka edhe shumë autoritete. Siç e shihni vetëm në këtë panel, janë një numër i konsiderueshëm drejtuesish të lartë, Drejtorësh të Përgjithshëm dhe paneli nuk i ka zënë të gjithë, sepse janë edhe disa drejtues të tjerë që nuk janë ulur në radhën e parë. Do të thotë që kemi një numër shumë të madh autoritetesh, duke filluar nga Autoriteti Portual, nga Policia e Shtetit, nga AKU, Doganat dhe struktura të tjera, të cilat e bëjnë shumë kompleks menaxhimin e këtij Porti si një entitet të tërë.
Nga nevoja, dhe detyra e Kryeministrit, është shtruar prej kohësh që Porti të arrijë në një nivel të lartë integrimi, që të funksionojë si një entitet i integruar, jo si disa entitete siç ka funksionuar prej shumë kohësh, por të funksionojë si një entitet i integruar, i cili funksionon, pra në bazë të një koncepti për një qëllim, me të njëjtat standarde, me të njëjta procedura, në mënyrë që të evitohen problemet e evidentuara në këtë Port, të cilat lidhen kryesisht me çështje që kanë të bëjnë me trafiqet, kontrabandën, me evazionin, por dhe me probleme që lidhen me sigurinë dhe nuk flas për sigurinë e brendshme të Portit, por me sigurinë e vendit.
Kohët e fundit ne kemi bërë disa sondazhe të vogla, të cilat na kanë provuar faktin që ka nevojë dhe për sondazhe dhe për ndërhyrje më të thella. Më së fundmi, gjatë një kontrolli në strukturat e policisë kufitare kemi evidentuar probleme të rëndësishme, të cilat tregojnë që nevoja për ndërhyrje të thella në drejtim të përmirësimit të standardeve të funksionimit të të gjitha institucioneve që funksionojnë në Port është e lartë", tha Lleshaj.
Në portin e durrësit me shpejt kalon me drogë sesa si vizitë apo porosi apo këmbësorë
PërgjigjuHaha fiks.
..min.Lleshaj.,jeni ministri ma i mire nder vite,por s"ka si te jete ndryshe si nje Ushtarak..qe jeni
Përgjigju