Që prej ditës së djeshme ka hyrë në fuqi Kushtetuta e re e Shqipërisë e ndryshuar në 46 nene të saj me konsensus të plotë, mesnatën e 21 dhe 22 korrikut. Tashmë, zbatimi i saj është një sprovë e madhe për vullnetin politik dhe vijimin e konsensusit mes palëve. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, përmes rrjeteve sociale shprehet se ligjërimi politik se me vetting do ndreqet vendimmarrja e gjykatave është më i gabuari i mundshëm.
Manjani thekson se vettingu nuk është hakmarrje politike.
“Ligjërimi politik se me Vetting do ndreqet vendimmarrja e gjykatave është më i gabuari i mundshëm! Vetting nuk është hakmarrje politike..!”- thotë Manjani.
Reforma në drejtësi dikton se institucioni i parë që duhet të ngrihet 5 ditë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pra brenda datës 16 gusht.
Presidenti gjendet në pamundësi për të ushtruar këtë kompetencë, pasi ligji i vlerësimit të gjyqtarëve nga ku do të zgjidhen anëtarët e KED, ende nuk është miratuar. Për të zgjidhur ngërçin, kreu i shtetit është takuar me përfaqësues të partive politike dhe konstitucionalistë, por ende pa rezultat. Veprimi i dytë që buron nga Kushtetuta e re, është emërimi i anëtarëve te Gjykatës Kushtetuese.
Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në gjykatë emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti nga Kuvendi dhe i treti nga Gjykata e Lartë. Institucioni i tretë që do të ngrihet është Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, inspektori i të cilit zgjidhet 6 muaj nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese. Brenda një afati prej 8 muajsh nga 11 gushti duhet të ngrihen edhe dy institucionet e tjera të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com