Mete në Kongresin e PS-së: Paketë tjetër mbështetjeje për shtresat vulnerabël brenda këtij viti! Paga mesatare 900 euro në gjysmën e parë të 2024

Ministri i Financave Ervin Mete është optimist për rritjen e ekonomisë vitin e ardhshëm, 2024. Ndërsa për këtë vit dalja nga lista gri, vlerësimi pozitiv nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, nga Banka Botërore dhe nga agjenci vlerësimi prestigjioze, si Standard and Poor’s, jo vetëm ndikojnë në reputacionin dhe imazhin e vendit, por përmirësojnë klimën e biznesit dhe lehtësojnë edhe transaksionet financiare dhe bankare.

“Presim të kemi më shumë sesa dyfishim të GDP-së në raport me 10 vjet më parë, gjë që përkthehet në më shumë të ardhura për frymë, më shumë mundësi zhvillimi dhe mundësi më të mira për punësim cilësor” tha ministri në kongresin e PS-së.

Një paketë mbështetje për kategoritë vulnerabël këtë fundvit është në plan ndërsa objektivi për 2024 është paga 900 euro për sektorin publik dhe indeksimi i pensioneve.

"Vitin tjetër do të avancojmë në mënyrë domethënëse me reformën e rritjes së pagave, duke arritur që prej mesit të vitit 2024, pra duke arritur para kohe, objektivin e një page mesatare 900 euro në sektorin publik. Kosto totale e kësaj reforme do të jetë afro 400 milionë euro dhe presim që kjo reformë domethënëse të jetë shtysë edhe për pagat e sektorit privat. Në të njëjtën kohë, kemi indeksuar pensionet në një total prej 250 milionë euro vitet e fundit dhe sapo kemi dhënë bonusin e dytë të brenda këtij viti për pensionistët.

Jemi në diskutim për një paketë tjetër mbështetjeje për shtresat vulnerabël brenda këtij viti, ashtu siç jemi të angazhuar në një diskutim të thelluar si mes nesh ashtu edhe me partnerët, Bankën Botërore dhe FMN për një reformë të pensioneve dhe të shtyllave të mbrojtjes sociale në tërësi sepse kemi detyrimin që këtë moment të mirë zhvillimi dhe rritjeje ekonomike ta përkthejmë edhe në mbështetje për këto shtresa në nevojë" tha Mete.

Sezoni i jashtëzakonshëm turistik që pritet të arrijë në 10 milionë turistë në vend deri në fund të vitit po përkthehet edhe në investime të shtuara direkte

“Vetëm për 6 muajt e parë të vitit investimet e huaja direkte ishin afro 700 milionë euro dhe pritshmëritë janë që edhe fundi i vitit të reflektojë një shifër të lartë historike.  

Mbi 260 milionë euro janë vënë në dispizicion për vitin e ardhshëm prë reformën në Drejtësi ndërsa financimi i arsimit, shëndetësia, mbrojtja për herë të parë arrin në 2% të PBB.  

Po ashtu dhe pushteti vendor për të cilin dyfishohet buxheti në raport me momentin e nisjes së reformës administrativo-territoriale.

“E bëjmë këtë duke arritur në të njëjtën kohë të ulim borxhin publik nën 60%, pas afro 13 vjetësh, çka rrit aftësinë tonë për akses në tregje financiare dhe financim të mëtejshëm të reformave”

Gjithashtu, një lajm shumë i mirë është plani i rritjes së Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, ku pritet të akordohen nga BE afro 6 miliardë euro në formë grantesh dhe kredish të buta për të gjithë rajonin, për të mbështetur avancimin e reformave dhe përshpejtimin e integrimit, me synimin që në vitin 2030 të arrihet konvergjenca ekonomike me BE dhe të arrihet që e njëjta mbështetje për frymë që u jepet qytetarëve të BE të mund tu jepet edhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.


Lajmi kryesor:

Kongresi i PS, socialistët në bllok: 21 janari krim shtetëror, pushkatim pa gjyq! Vendimi i Strasburgut i hap rrugë vendosjes së drejtësisë


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë