Kongresi i PS, socialistët në bllok: 21 janari krim shtetëror, pushkatim pa gjyq! Vendimi i Strasburgut i hap rrugë vendosjes së drejtësisë

TIRANË- Në ditën e Rinisë, 8 dhjetor, Partia Socialiste ka mbledhur, Kongresin nga ku deputetë e ministra parashtruan projektin e transformimit të partisë, arritjet dhe synimet për mandatin e katërt. Kryesocialisti Edi Rama u shfaq në krah të Gramoz Ruçit.

Para delegatëve të organit më të lartë vendimmarrës të partisë, socialistët në bllok kërkuan drejtësi për 21 janarin, ku 4 protestues të pafajshëm u vranë nga plumbat e shtetit gjatë kohës së qeverisjes Berisha. Një zëri ata thanë se me vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut është hapur rruga që të vendoset drejtësia nga autoritetet shqiptare.

E para që mori fjalën, ministrja Elisa Spiropali u ndal te kundërshtarët politikë duke thënë se janë shkërmoqur e nuk e mundin dot më një forcë politike si Partia Socialiste. Një koment e kishte edhe për kaosin e Sali Berishës, për të cilin thotë se gjithçka e bën pasi ka frikë nga drejtësia e re që ka filluar të funksionojë.

"Tek ky vendim që vjen nga zemrat e Europës mund të shihni arsyet përse çeta opozitare garda e një njeriu të vetëm nuk bën gjë tjetër veçse ndez zjarr e thyen karrige. Reforma në Drejtësi është historike, drejtësi në Shqipëri pavarësisht regjimeve dhe qeverive, nuk ka patur më parë”- tha Spiropali.

Partia Socialiste do të vijojë mbështetjen e palëkundur ndaj Reformës në Drejtësi pavarësisht çmimit, tha ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Plagë dhimbje e cilësoi 21 janarin, për të cilin u shpreh se vendimi i Strasburgut ua ka lehtësuar sado pak dhimbjen e këtyre 12 viteve.

"Për në socialistët 21 janari është plagë dhimbje, por në këtë kongres ndihemi paksa të lehtësuar pasi vendimi i Strasburgut i ka hapur rrugë drejtësisë. Vendimi i Strasburgut dëshmon më shumë se kurrë se drejtësia asnjëherë nuk e lë në harresë të drejtën”, tha Manja.

Më i ashpri mes socialisteve, si gjithnjë u tregua Erion Braçe, i cili tha se në 21 janarin e 2011 u pushkatuan pa gjyq në mes të bulevardit 4 protestues. Akuza pati për Prokurorinë e Tiranës për të cilën thotë se asokohe u tall me hetimet.

"Pse duhet të përmbahem? Forca vdekjeprurëse me dashje është monopol i shtetit në kushte të ligjshme, por në shkelje të ligjit me dashje është vrasje, pushkatim pa gjyq. Ka ndodhur në mes të bulevardit Dëshmorët e Kombit.", tha Braçe. 

Në mbylljen e panelit të parë me në fokus Drejtësinë, u shfaq edhe një klip i shkurtër ku tregonte ngjarjen e 21 janarit deri në vendimin e Gjykatës së Strasburgut, ku thuhet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet.

Kongresin e përshëndeti me një videomesazh edhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanches, i cili tha se Shqipëria ka bërë progres dhe se do mbështesin vendin tonë në reformat për zhvillim.

"Shqipëria është bërë një shembull progresi, në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe lirinë e të gjithë qytetarëve. Në këtë rrugë të progresit, kontributi i PS ka qenë vendimtar nën kryesimin e mikut Edi Rama", tha ai. 

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi e vuri fokusin tek fitoret e socialistëve, ndërsa ministrja Spiropali dha mesazhin që për t’i fituar betejat e njëpasnjëshme duhet reformë në qeveri, parti e administratë.

Punimet e kongresit nisën rreth orës 11:30 dhe do të jenë të ndarë në 6 panele: Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit, Prioritetet zhvillimore, Qeverisja Vendore, Siguria dhe Shqipëria në botë si dhe Partia Socialiste 2030.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:23
Dhuka: Shqipëria përmbylli me sukses fazën e parë të negociatave me BE

1702034970_majlindadhuka.jpg

Kryenegociatorja dhe ministre e Shtetit, Majlinda Dhuka deklaroi sot se, Reforma në drejtësi, ishte çelësi i hapjes së negociatave me BE.

Në fjalën e saj në panelin Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit: Legjislacioni, Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Inteligjenca Artificiale në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, Dhuka tha se, “në 8 dhjetor, 33 vite më parë Lëvizja Studentore kërkoi demokracinë, shtetin e së drejtës dhe integrimin në Evropë me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

“Në korrik të vitit 2022 Shqipëria i çeli negociatat e anëtarësimit në BE. Çasti më historik në rrugëtimin tonë drejt përkatësisë, familjes evropiane. Shqipëria i çeli negociatat për anëtarësim në BE mbi bazë merite. I plotësoi të gjitha kushtet, përmes reformash të thella, qartësisë dhe progresit në rrugëtimin evropian dhe nisma shtetformuese”, u shpreh Dhuka.

Dhuka theksoi se, “reforma në drejtësi, e vetmja për nga thellësia dhe rezultati ndër vendet kandidate, ishte çelësi i hapjes së negociatave me BE. Nisja e negociatave të anëtarësimit është pjesa e fundit e rrugëtimit tonë për t’u bërë anëtarë me të drejta të plota të atij bashkimi vlerash dhe aleancash të shteteve evropiane”.

“Në 24 nëntor të vitit 2023, pas 14 muajve punë intensive nga çelja e negociatave, Shqipëria përmbylli me sukses fazën e parë të negociatave me BE, procesin e vlerësimit të nivelit të përgatitjes për anëtarësim në BE. Në gjuhën e negociatave e quajtur si screening”, theksoi Dhuka.

Dhuka u shpreh se ekipi i ynë i negociatave me BE u vlerësua nga KE dhe vendet anëtare për punën e tij

“Përmes dialogut intensiv mbi 1 mijë zyrtarë të institucioneve tona dhe përmbi 1 mijë zyrtarë nga KE shqyrtuan përgatitjet e Shqipërisë përreth 777 çështje të sistemit të qeverisjes dhe ekonomisë së vendit. Ky dialog shënjoi investim të madh besimi tek profesionalizmi dhe progresi i Shqipërisë nga KE dhe vendet anëtare”, tha Dhuka.

“Me përmbylljen e kësaj faze të parë të negociatave për anëtarësim, ekipi i negociatave të Shqipërisë beson, bazuar në përgatitje se Shqipëria është sot gati teknikisht të çelë negociatat me BE-në për grupin e parë të kapitujve ose fushave të njohura si themeloret. Në 8 fushat e para nga 36 të tilla si në atë të drejtësisë, sigurisë, gjyqësorit, administratës publike, kriterit ekonomik etj”, theksoi Dhuka.

Ora 15:51
Peleshi: Nga viti i ardhshëm, do shtojmë më shumë trupa në Kosovë, Bosnjë dhe Rumani

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS tha se do të ketë një përqendrim të madh në edukimin ushtarak për zhvillimin e mbrojtjes së vendit.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria do të rrisë kontributin e saj për paqen në rajon duke shtuar trupat në Kosovë por edhe në Bosnjë Hercegovinë dhe Rumani.

“Edukimi ushtarak do të jetë një komponent i përhershëm i zhvillimit tonë të mbrojtjes vetëm për të siguruar arsimimin e nevojshëm për ushtarakët, por edhe për të kultivuar karakterin dhe ndjenjën e patriotizmit. Ndërkombëtarizimi i edukimit ushtarak për të kontribuar me dije edhe për vendet e rajonit e më gjerë, tashmë ka filluar.

Kurset e formimit të ushtarakut në siguri dhe mbrojtje kanë filluar të zhvillohen në gjuhen angleze me studentë nga shumë vende të NATO-s. Kontributi ynë për paqen në rajon do të shtohet nga viti që vjen me më shumë trupa në KFOR Kosovë, por edhe në Bosnje Hercegovinë dhe në Rumani. Shqipëria sot është eksportuese e paqes, prezente në 8 misione ndërkombëtare, në KFOR Kosovë, Bosnjë, Iraq, Detin Mesdhe, etj”- tha Peleshi.

Ora 15:24
Balla në Kongresin e PS: Do të intensifikohen goditjet ndaj grupeve kriminale! 323 efektivë të arrestuar në kuadër të procesit të pastrimit të policisë

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, ka deklaruar se do të ndjekë personalisht proceset gjyqësore të personave të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në vend. Ndërsa duke folur për sigurinë në vend, Balla tha se numri i vrasjeve kriminale në vend ka rënë në mënyrë drastike krahasuar me një vit më parë. Më tej shtoi se në bashkëpunim me SPAK po zbardhen ngjarje kriminale të ndodhura dhe se goditjet ndaj grupeve kriminale do të rriten.

“Do të ndjek proceset gjyqsësore në ngarkim në 101 të arrestuarve për zjarrvënie të qëllimshme. Kërkojë dnime ekzemplare për kdëo që është i përfshirë në krime barbare. Në territorin e vendit nuk do ketë më feude që janë të fortë mbi qytetarët . Lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten prioritete kryesore. Goditjet ndaj grupeve kriminale do të vazhdojnë të intensifikohen. Në bashkëpunim me SPAK po çmontohen ngjarje të rënda ku janë përfshirë grupe kriminale.   Ka një rënie drastike të numrit të vrasjeve kriminale gjatë këtij viti. Ndërsa viti më i mirë i atyre që sot bëjnë rrëmujë në Kuvendin e Shqipërisë ishte 124 vrasje kriminale. Indeksi europian mbi sigurinë publike e përcakton Shqipërinë shumë më mirë se vendet e BE-së. Deri në këtë moment që flasim, operacioni Tempulli ka goditur mbi 20 grupe kriminale dhe ka vënë në pranga mbi 400 persona”- tha Balla.

Ndërsa tha se do të ketë një praktikë të re penale për personat që ushtrojnë dhunë ndaj policëve apo kundërshtojnë urdhrin e tyre, Balla tha se do të ketë një bashkëpunim me drejtësinë për ta bërë të mundur një gjë të tillë.

Duke u përqendruar tek procesi i vetëpastrimit të policisë, Balla tha se në javët e fundit, deri më tani janë arrestuar 323 efektivë në kuadër të këtij procesi.

“Deri tani janë 323 punonjës policie të arrestuar apo të proceduar në kuadër të procesit vetëpastrimit të policisë. E ardhmja nuk do ketë krahasim me të sotmen”- tha Balla.

Ora 15:13
Kongresi i PS, Veliaj: Tirana, transformim të jashtëzakonshëm! Model i suksesshëm i qytetit agjent të zhvillimit ekonomik

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë sot në Panelin mbi Qeverisjen Vendore të Kongresit të Partisë Socialiste, tha se Tirana është sot modeli i suksesshëm i qytetit, si agjent zhvillimi ekonomik. 

“Më vjen mirë që, sot Tirana është Qyteti Europian i Sportit, vjet ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, vitin tjetër do jetë Presidenca e B40 e në vitin 2025 jemi finalist për të qenë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Unë besoj fort se edhe këto tituj, që shumë njerëz mund t’i shohin në mënyrë cinike si këngë e valle, në thelb janë një faktor ekonomik që prodhojnë aktivitet: sepse punojnë hotelet, restorantet e gjithë mekanizmat e tjerë, ku konsumohet para e ku ngelet një e mirë publike. Sot Bashkia e Tiranës është bashki që 85% të buxhetit e ngre vetë. Pra, nga një bashki tipike, që më shumë kërkonte lëmoshë e rrinte te dera e Kryeministrit e ministrit të Financave, sot kemi mbërritur në një situatë ku, patjetër kemi nevojë për ndihmën e qeverisë, por 85% e të ardhurave janë nga Bashkia e Tiranës,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se për të arritur këtu është punuar në mënyrë që, çdo investim i kryer të prodhojë edhe ekonomi për të ardhmen. 

“Jo vetëm çdo titull, çdo aktivitet, por edhe çdo investim duhet të paguajë veten. Ne e kemi kompensuar të gjithë shpenzimin për Sheshin Skënderbej vetëm nga parkingu i Sheshit Skënderbej. Po ashtu, kemi kompensuar të gjithë shpenzimin për Sheshin Italia vetëm nga parkingu, pra duke futur një element ekonomik, i cili gjeneron të ardhura. E njëjta gjë me vetëfinancimin që kanë disa hapësira të zonave, siç është Kalaja e Tiranës, Pazari, ku praktikisht ne vjelim taksa, por taksat i rikthejmë në një shoqatë që quhet një distrikt i promovimit të turizmit, që ata pastaj të gjenerojnë aktivitete dhe të shikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë që Bashkia iu përgjigjet qoftë dhe me kontributin mbrapsht të taksave të tyre për të lulëzuar disa zona që ishin zona të vdekura,” theksoi kreu i Bashkisë. 

Sot falë këtyre nismave, vijoi Veliaj, agjencitë imobilare në Tiranë raportojnë që vlera e pronës në 10 vitet e fundit është rritur me 250-300%.

“Siç ju dhashë një statistikë për burimet e Bashkisë, për rritjen e vlerës së pronës, po jap edhe një statistikë nga Universiteti i Harvardit. Kur bëmë një skaner të Tiranës në vitin 2015, 25% e ekonomisë së Tiranës prodhonte këpucë, 25% ishin tekstile. Në skanerin që bëmë përpara zgjedhjeve, 25% e ekonomisë së Tiranës sot është turizmi dhe 25% punët nga Teknologjia e Informacionit, një transformim i jashtëzakonshëm. Ndaj duam të vazhdojmë me këtë ritëm, duam që çdo investim të ketë duk ekonomik, të prodhojë punësim me rroga të mira dhe të prodhojë të ardhura për Bashkinë e Tiranës,” shtoi ai. 

Në fund, Veliaj tha se Tirana është bashkia e parë që është licencuar nga qeveria për të qenë operator i një Zone të Lirë Ekonomike, TEDA-s në Kashar, ku janë ofruar kompani të mëdha mes të cilave edhe kompani që prodhojnë makina elektrike. 

Edhe ministri Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, gjatë fjalës së tij në të njëjtin panel, deklaroi se synimi i përgjithshëm është që Shqipëria të ketë bashki të forta, ndërsa tha se vetëm Partia Socialiste ka treguar se mund t’ia dalë ta realizojë këtë objektiv.

“Synimi i përgjithshëm i agjendës 2030 është që ne të kemi bashki të forta që i dali zot territorit të tyre dhe që kthehen në agjent të zhvillimit ekonomik të tyre dhe vetëm PS mund ta realizojë këtë gjë,” nënvizoi ai.

Ora 14:29
Mazniku në Kongresin e PS: Do të ketë një program për mbështetjen e bashkive! Duhet t’i kthejmë qytetet në agjentë të zhvillimit ekonomik

 

Ministri i Shtetit për Çështjet e Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku gjatë fjalës së tij në panelin e tretë të Kongresit të PS-së, tha se në vijim do të ketë një program mbështetje për bashkitë e vendit. Ndërsa theksoi se duhet të ketë një përgatitje të bashkive për të ideuar projekte që u vijnë në shërbim qytetarëve për t’i shndërruar qytetet në agjentë ekonomikë.

“Jemi 10 vjet nga një reformë e jashtëzakonshme, ajo administrative e vitit 2021 ku nga 370 bashki shkuam në 61, duke rritur shërbimet dhe duke sjellë një impakt shumë të madh në zhvillimin e qyteteve.

70% e ligjeve të BE zbatohen në nivel vendor. Pjesa më e madhe e financimit zbatohet në nivel vendor. Bashkitë tona sot duhet të bëhen gati sot për të ideuar projekte që kthehen në shërbim të qytetarëve. Duhet të ndërrojmë rrënjësisht mënyrën sesi shohim qytetet tona duke i kthyer në agjentë të zhvillimit ekonomik”-tha Mazniku.

Ora 14:13
Ministrja Koçiu: 17 spitale autonome deri në 2027-ën, do të shtojmë edhe 60 qendra shëndetësore më shumë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu  nga paneli për shërbimet publike në Kongresin e Partisë Socialiste është ndalur te kantieret e reja që do të nisin vitin e ardhshëm në infrastrukturën shëndetësore.

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu deklaroi sot  zgjerimin e autonomisë spitalore për të tjera struktura spitalore në vendin tonë, pas modelit të parë nisur me Spitalin Memorial Rajonal të Fierit.

 “Janë krijuar më në fund kushtet për të vënë në zbatim të gjerë modelin e administrimit të provuar me sukses në Spitalin “Memorial” të Fierit, i cili është një model i parë i zbatimit të autonomisë spitalore. Jemi gati të zgjerojmë këtë model edhe në QSUT, Spitalin e Shkodrës, Spitalin e Durrësit dhe atë të Vlorës. Qëllimi ynë është që deri në vitin 2027 të kemi 17 struktura spitalore tërësisht autonome”, deklaroi Koçiu.

Gjithashtu informoi hapjen e kantiereve të reja ndërtimi për të përmirësuar më tej infrastrukturën shëndetësore.

“20 spitale dhe 340 qendra shëndetësore është bilanci i deritanishëm. Deri në 2025, i shtojmë kësaj liste 15 spitale dhe 60 qendra shëndetësore më shumë”, deklaroi Koçiu.

Ajo nënvizoi se ishin reformat e ndërmarra në mandatin e parë dhe të dytë të qeverisë , ato që në pikun e pandemisë mundësuan sistemin e shëndetësisë të funksiononte normalisht.

“Duke mësuar nga e shkuara, do të investojmë në forcimin e mëtejshëm të aftësive tona reaguese ndaj emergjencave, duke nisur nga dyfishimi i kapaciteteve testuese të Institutit të Shëndetit Publik. Falë investimeve madhore në Shërbimin Kombëtar të  Urgjencës, kemi shtrirë mbulimin e shërbimit në të gjithë territorin, duke përgjysmuar kohën e pritjes”, vijoi Koçiu.

Ajo tha se do të vijojnë më tej, me shtimin e numrit të autoambulancave.

Ministrja Koçiu deklaroi nga Kongresi i PS-së se mjekët janë në qendër të çdo reforme të ndërmarrë.

“Rikthyem dinjitetin e profesionit përmes rritjes së pagave me 70% nga pikënisja. Vitin e ardhshëm vijojmë me një rritje të re, pjesë e vizionit tonë për paga 100% më të larta.  Rrisim gjithashtu numrin e mjekëve. Shqipëria e vitit 2030 do të ketë  më shumë mjekë për çdo 1 mijë banorë”, deklaroi Koçiu.

Ora 14:09
Ministrja e Infrastrukturës: Do ndërtojmë linjën e transmetimit energjetik nënujor me Italinë

Nga Kongresi i PS ku punimet vazhdojnë,  u njoftua për një linjë nënujore e interkonjeksioni me Italinë.

Nga sa u mësua para pak ditësh është arritur dakordësia me qeverinë italiane dhe operatorët e transmetimit të dy vendeve, përfshirë edhe një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, Emiratet e Bashkuara, që kanë vendosur të jenë pjesë e projektit.

“Shqipëria është një vend për t’u marrë shembull për diversifikimin e burimeve energjetike të rinovueshme që pas ankandeve të suksesshme kemi arritur që të kemi projekte për prodhim solar dhe atij eolik. Kemi një plan afatgjatë për diversifikimin e këtyre burimeve që në 2030 t’i shtojmë prodhimit vendas 4 terravat, duke e kthyer vendin në një vend eksportues neto. Këto janë projekte të mirëfillta. Para pak ditësh ramë dakord me qeverinë italiane, dhe me Emiratet e Bashkuara, që kanë vendosur të jetë pjesë e projektit, kemi nisur të ngjizim ndërtimin e linjës së transmetimit nënujore mes Shqipërisë dhe Italisë. Kjo linjë transmetimi do të jetë një nga projektet më të suksesshme deri në 2023”, u shpreh ministrja. 

Kjo linjë transmetimi sipas socialistëve do të jetë një nga projektet më të suksesshme deri në vitin 2030.

Ora 14:04
Mete në Kongresin e PS-së: Paketë tjetër mbështetjeje për shtresat vulnerabël brenda këtij viti! Paga mesatare 900 euro në gjysmën e parë të 2024

Ministri i Financave Ervin Mete është optimist për rritjen e ekonomisë vitin e ardhshëm, 2024. Ndërsa për këtë vit dalja nga lista gri, vlerësimi pozitiv nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, nga Banka Botërore dhe nga agjenci vlerësimi prestigjioze, si Standard and Poor’s, jo vetëm ndikojnë në reputacionin dhe imazhin e vendit, por përmirësojnë klimën e biznesit dhe lehtësojnë edhe transaksionet financiare dhe bankare.

“Presim të kemi më shumë sesa dyfishim të GDP-së në raport me 10 vjet më parë, gjë që përkthehet në më shumë të ardhura për frymë, më shumë mundësi zhvillimi dhe mundësi më të mira për punësim cilësor” tha ministri në kongresin e PS-së.

Një paketë mbështetje për kategoritë vulnerabël këtë fundvit është në plan ndërsa objektivi për 2024 është paga 900 euro për sektorin publik dhe indeksimi i pensioneve.

"Vitin tjetër do të avancojmë në mënyrë domethënëse me reformën e rritjes së pagave, duke arritur që prej mesit të vitit 2024, pra duke arritur para kohe, objektivin e një page mesatare 900 euro në sektorin publik. Kosto totale e kësaj reforme do të jetë afro 400 milionë euro dhe presim që kjo reformë domethënëse të jetë shtysë edhe për pagat e sektorit privat. Në të njëjtën kohë, kemi indeksuar pensionet në një total prej 250 milionë euro vitet e fundit dhe sapo kemi dhënë bonusin e dytë të brenda këtij viti për pensionistët.

Jemi në diskutim për një paketë tjetër mbështetjeje për shtresat vulnerabël brenda këtij viti, ashtu siç jemi të angazhuar në një diskutim të thelluar si mes nesh ashtu edhe me partnerët, Bankën Botërore dhe FMN për një reformë të pensioneve dhe të shtyllave të mbrojtjes sociale në tërësi sepse kemi detyrimin që këtë moment të mirë zhvillimi dhe rritjeje ekonomike ta përkthejmë edhe në mbështetje për këto shtresa në nevojë" tha Mete.

Sezoni i jashtëzakonshëm turistik që pritet të arrijë në 10 milionë turistë në vend deri në fund të vitit po përkthehet edhe në investime të shtuara direkte

“Vetëm për 6 muajt e parë të vitit investimet e huaja direkte ishin afro 700 milionë euro dhe pritshmëritë janë që edhe fundi i vitit të reflektojë një shifër të lartë historike.  

Mbi 260 milionë euro janë vënë në dispizicion për vitin e ardhshëm prë reformën në Drejtësi ndërsa financimi i arsimit, shëndetësia, mbrojtja për herë të parë arrin në 2% të PBB.  

Po ashtu dhe pushteti vendor për të cilin dyfishohet buxheti në raport me momentin e nisjes së reformës administrativo-territoriale.

“E bëjmë këtë duke arritur në të njëjtën kohë të ulim borxhin publik nën 60%, pas afro 13 vjetësh, çka rrit aftësinë tonë për akses në tregje financiare dhe financim të mëtejshëm të reformave”

Gjithashtu, një lajm shumë i mirë është plani i rritjes së Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, ku pritet të akordohen nga BE afro 6 miliardë euro në formë grantesh dhe kredish të buta për të gjithë rajonin, për të mbështetur avancimin e reformave dhe përshpejtimin e integrimit, me synimin që në vitin 2030 të arrihet konvergjenca ekonomike me BE dhe të arrihet që e njëjta mbështetje për frymë që u jepet qytetarëve të BE të mund tu jepet edhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Ora 13:59
Manastirliu: Rritje historike, 950 euro paga mesatare për mësuesit! Plan konkret për transformimin e sistemit arsimor

 

Ministrja Ogerta Manastirliu foli sot në Kongresin e PS, për reformat transformuese të qeverisë për arsimin shqiptar. Me synimin e përmirësimit të cilësisë së arsimit, një nga hapat kyçe sipas Manastirliut, është rritja e pagave për mësuesit.

“Viti 2024 do jetë viti i rritjes historike të pagave për mësuesit, duke e çuar për herë të parë pagën mesatare të mësuesve në 950 euro. Me rritjen e pagave, jo vetëm mbështesim mësuesit në sistem, por synojmë të tërheqim dhe të mbajmë individë të talentuar në profesionin e mësuesit për Shqipërinë e sotme por edhe për Shqipërinë e të nesërmes”, tha Manastirliu në Kongresin e PS.

Gjithashtu, një pjesë thelbësore e planit është dhe Programi Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve që synon të ofrojë trajnime efektive për mësuesit në lëndët kryesore të shkencave dhe gjuhës. Ministrja tha se ky plan do të nisë që vitin e ardhshëm. 

“Për mësuesit në 2024 do të nisim Programin Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve, që do të mundësojë trajnime për praktikat efektive të mësimdhënies në matematikë, gjuhë e shkenca, për të pasuruar aftësitë pedagogjike, në funksion të rritjes së nivelit të njohurive dhe nevojave të çdo nxënësi.”

Ajo u ndal edhe në planin “Shkolla 2030” që synon të transformojë arsimin parauniversitar. Kjo do të ndodhë duke përmirësuar kurrikulën, duke zhvilluar kompetencat e nxënësve dhe duke i orientuar ata drejt karrierës së tyre të ardhshme. Në rrugën drejt modernizimit, investimet në ndërtimin e 150 shkollave deri në vitin 2026 dhe rritja e aksesit në teknologjinë digjitale sipas Manastirliut, janë thelbësore. Kjo përfshin shtrirjen e 650 laboratorëve SMART në 2025 në shkolla për të përmirësuar përvojën e mësimit për nxënësit.

Reforma në Arsimin Profesional është gjithashtu një tjetër hap drejt forcimit të një sistemi arsimor gjithëpërfshirës, që shtrihet përtej rrugëve tradicionale akademike. Ministrja Manastirliu tha se këtu qeveria synon jo vetëm të mbështesë talentet dhe aftësitë e të rinjve, por dhe t’i orientojmë drejt një karriere që siguron punësim të sigurt.

“Arsimi i Lartë do të hyjë në një dimension të ri, dimensionin europian dhe Kolegji i Evropës - Kampusi i Tiranës është shembulli më domethënës. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me tërheqjen e studentëve ndërkombëtarë, por me krijimin e mundësive për studentët shqiptarë të kenë Europën këtu, duke vënë gurin e parë të themelit për hapjen e filialeve e kampuseve të huaja në vend. Synimi ynë është Ndërkombëtarizimi i Universiteteve, zgjerimi i programeve dhe diplomave të përbashkëta me universitete prestigjioze në botë, me synim njohjen ndërkombëtare të universiteteve tona dhe nxitjen konkurrencën mes të diplomuarve në Shqipëri.”

Ora 13:55
Kumbaro në Kongresin e PS: 9.53 milionë turistë të huaj deri në nëntor

 

Rreth 9.53 milionë është shifra e turistëve të huaj të kanë vizituar Shqipërinë deri në prag të fundvitit. Këto shifra u bënë të ditura nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë momentit të prezantimit të objektivave të lidhura me turizmin në Kongresin e PS.

“Muaji nëntor ka shënuar një shifër prej 547.221 hyrjesh të vizitorëve të huaj, një rritje e ndjeshme (53%) më shumë krahasuar me nëntorin e një viti më parë çka konfirmon trendet e shtuara për ta vizituar Shqipërinë në të gjithë muajt e vitit, një tregues pozitiv i rritjes së turizmit gjithëvjetor”.

Ajo shtoi se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairet ndërkombëtare Fitur- Madrid dhe ITB-Berlin në të cilin Shqipëria do të jetë vendi i nderit për vitin 2025 me një program promovues njëvjeçar.

Ora 12:34
21 janari, Braçe: Pushkatim pa gjyq në mes të bulevardit, Prokuroria e Tiranës u tall me hetimin

I ashpër është treguar deputeti socialist Erion Braçe teksa fliste për 21 janarin, ku plumbat e shtetit i morën jetën 4 protestuesve, gjatë qeverisjes Berisha. Teksa një pjesë nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 janarin, Braçe tha 21 janari është pushkatim pa gjyq në mes të Bulevardit.

Referuar vendimit të Strasburgut, Braçe tha se aty thuhet qartë se protestuesit nuk ishin të dhunshëm dhe se që të katërt kanë qenë në Bulevard. Braçe tha se prokuroria e Tiranës është tallur me hetimet aso kohe, ndërsa shtoi se një vendimi tillë i hap rrugë drejtësisë për të çuar në ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës.

“Do i lusja cilindo që është në këtë sallë dhe në 21 janar ka qenë në atë bulevard të mbyllë pak minuta sytë dhe të fillojë të kujtojë vetën e tij ën atë ngjarje. 19 janar 2011 komi njësi speciale përgatit planin 28 s/9 që parashikonte që grupi i përbërë nga 6 oficerë do jetë në gatishmëri gati për të hapur zjarr në rast të thyerjes së kordonit të njësie 2 dhe speciale. Planet parashikon që oficer do pajiseshin edhe plumba manovre dhe të vërtetë. Ata filluan të përdorin armët e zjarrit duke qëlluar me pretendimin për të penguar sulmin e protestave ndaj godinës. Si pasojë e të shtënave 3 protestues, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda vdiqën në vend. Aleks Nika që ndodhej në trotuar u godit nga një plumb në kokë, 3 viktimat ndodheshin jashtë oborrit dhe asnjëra nuk ishte e përfshirë në akte të dhunshme. Ndea Prendi ka ndërruar tytën e armës me armën e një kolegu të gardës. Po atë mbrëmje specialistët e hetimit morëm rreth 500 gëzhoja së bashku me 12 plumba.

Autoritetet amerikane dhanë një raport ku thuhej se hard disku i kryeministrisë ishte reformatuar manualisht në datë 22 janar, prodhonte se të dhënat në hard disk ishin kopjuar në një disk të jashtëm në mbrëmjen e 21 janarit dhe 28 janar. Mangësitë e hetimet janë të mjaftueshme që të arrijë.

Hetimi që është kryer për këtë çështje nuk mund të konsiderohet efektiv që mund të çoje në ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës. Ky është vendimi i gjykatës më të rëndësishme në Evropë, Strasburgu dhe nuk janë përshkrimi i ngjarjes, por janë konkluzionet e Gjykatës europiane të të drejtave të njeriut. Nuk e kam kuptuar kurrë pse më 21 janar, për 12 vite me radhë më thuhej përmbahu. Pse duhet të përmbahem? Forca vdekjeprurëse me dashje është monopol i shtetit në kushte të ligjshme, por në shkelje të ligjit me dashje është vrasje, pushkatim pa gjyq. Ka ndodhur në mes të bulevardit dëshmorët e kombit. Gjykata pohon se 4 protestuesit s’kanë qenë të dhunshëm dhe s’kanë qenë përdorues të armëve të zjarrit dhe kanë qenë në bulevard. Monopoli i shtetit nuk mund të jetë i tillë pa besimin e publikut te shtetit. PS i kishte shpjeguar jo vetë qëllimin e protestës por edhe çdo veprim të ligjshëm, ishim dorëzuar te shteti për të betuar një nga të drejtat themelore, atë të njeriut”, tha Braçe.

Erion Braçe shtoi se PS nuk do të ofrojë kurrë mbrojtje për zyrtarë apo politikanë të cilët janë subjekt i një ndjekje penale nga organet e drejtësisë. 

"Prokuroria e Tiranës nuk ka hetuar, është tallur me hetimin. Mjafton të shihni pyetjen që i drejtonte ekspertizës duke i kërkuar nëse ka ndonjë zhvillim për plumbin në ballin e Aleks Nikës. 
Kemi bërë pastrim të sistemit të drejtësisë në funksion të pavarësisë, të prokurorëve dhe gjyqtarëve.Përulësi dhe heshtje për çdo vendim të gjykatave. Zero mbrojtje politike për këdo që përballet me ndjekje penale. Kjo parti kurrë nuk e bëri prokurorin dhe gjykatësin.  Gjaku nuk është ujë, gjaku nuk duhet të bëhet ujë. Gjaku duhet të bëhet drejtësi.

Gjykata e Strasburgut në vendimin për Aleks Nikën, thotë se ka dy shkelje në këtë çështje: Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet. Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet.  Në protestën e 21 Janarit 2011 u ekzekutuan nga garda Ziber Veizi, Hekuran Deda Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj, ndërsa u plagosën edhe 6 protestues të tjerë, që të gjithë të pafajshëm dhe protestues paqësorë.

Ora 12:12
Kongresi i PS, Blendi Klosi: Kundërshtarët janë shkërmoqur para nesh, me Edi Ramën jemi shumë të fortë

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ishte ai që hapi zyrtarisht punimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm këtë të premte.

Klosi u shpreh se PS ia ka dalë të jetë e fortë dhe të fitojë çdo betejë elektorale nën drejtimin e Edi Ramës. Ai theksoi se socialistët kanë shkërrmoqur gjithë kundërshtarët e tyre.

“Duke ndërtuar një mur të madhe elektoral në përballje të së cilit janë shkërrmoqur të gjithë kundërshtarët tanë, të gjithë bashkë, apo veç e veç, në koalicion apo jo të gjithë ata janë shkërmoqur përpara nesh.

Ata duken shumë të dobët, se ne me Edi Ramën jemi shumë të fortë. Ndaj të nderuar delegatë, miq e të ftuar më lejoni që në emrin tuaj të deklaroj të hapur këtë kongres”, u shpreh ai.

Klosi theksoi se ditën e sotme është përcaktuar të mbahen disa panele ku do të pasqyrohet siç nënvizoi ai “se si ia kanë dalë të mbajnë fjalën”.

Ora 12:11
Çuçi: Modernizimi i shtetit, parakusht për luftën ndaj korrupsionit! Synojmë shtrirjen e digjitalizimit edhe në qeverisjen vendore

 

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij në Kongresin e socialistëve tha se është i domosdoshëm modernizimi i shtetit si parakusht për luftën kundër korrupsionit. Ai tha se për këtë gjë, PS ka bërë që rreth 95% e shërbimeve që ofron qeverisja qëndrore, të bëhen online duke shmangun mundësitë për korrupsion në zyrat e shtetit.

“Reforma në Drejtësi si një kusht themelor për të luftuar korrupsionin në sektorin publik. Por është edhe një kusht themelor për të gjitha shërbimet publike që ofrohen. E kemi thënë që nga fillimi, parakusht për të luftuar korrupsionin është modernizimi i shtetit. Dhe askush më shumë se PS nuk e ka bërë diçka të tillë në vend. Sot kemi 1237 shërbime publike tërësisht të digjitalizuara që do të thotë se janë 95% e shërbimeve që ofron qeverisja qëndrore që jepen në rrugë digjitale. Kjo do të thotë se janë këputur marrëdhëniet fizike të 1237 zyrave me publikun, duke bërë të mundur që mundësia për korrupsion në këto raste të jetë zero”- tha Çuçi.

Ai tha se sfida e rradhës për Partinë Socialiste do të jetë shtrirja e digjitalizimit edhe në institucionet e qeverisjes qëndrore.

Ora 12:02
21 janari, Ministri Manja: Vendimi i Strasburgut i ka hapur rrugë drejtësisë! Do ta mbështesim këtë reformë pavarësisht çmimit

 

Në Kongresin e Partisë Socialiste ka nisur diskutimi me panelin e parë, ku në fokus është Reforma në Drejtësi. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në fjalën e tij para delegatëve socialiste tha se vendimi i Strasburgut për 21 janarin i ka hapur rrugë drejtësisë. Manja tha se PS do ta mbështesë drejtësinë pavarësisht çmimit.

"Drejtësia për 21 janarin është provë themeli për të mbrojtur vlerat e demokracisë. Për në socialistët shqiptarë 21 janari është plagë dhimbje por në këtë kongres ndihemi paksa të lehtësuar pasi vendimi i Strasburgut i ka hapur rrugë drejtësisë. Vendimi i Strasburgut dëshmon më shumë se kurrë se drejtësia asnjëherë nuk e lë në harresë të drejtën. Paneli i këtij kongresi nis me drejtësinë, pasi tek drejtësia e ka zanafillën te modernizmi i shtetit. Me ardhjen në pushtet të PS, u premtuan shqiptarëve drejtësi të pavarur, aspiratë e zhvilluar që kur ishim në opozitë. Votën plebishitare të 2013 e farkëtuam përmes një përpjekje historike për ti dhënë Shqipërisë drejtësinë që nuk e ka pasur që prej themelit të shtetit shqiptar. Këtë proces transformimi do ta shtyjmë para, pavarësisht çdo lloj çmimi", tha Manja.

Sipas ministrit Manja, sistemi i drejtësisë tashmë është konsoliduar dhe ka filluar të japë rezultatet.

"Në këtë fazë që jemi sot reforma e ka mbushur misionin dhe institucionet e drejtësisë janë në fazën e konsolidimit duke prodhuar rezultate të prekshme për çdo qytetar shqiptar. Sot u takon drejtësisë që të kujdesem që çdo qytetar të marrë drejtësi me standarde, me prova e fakte dhe garanton respektin e të drejtave dhe lirinë themeltare të çdo qytetari. Sot në sajë të reformës Shqipëria është bërë një partner i besuar në luftën kundër krimit, duke dëshmuar se epoka e pandëshkueshmërisë i përket një epoke tjetër. PS do ta mbështesë modernizmin e sistemit të drejtësisë. Kemi dyfishimin e buxhetit të drejtësisë në 7 vite", vijoi Manja. 

Ora 11:52
Kryeministri spanjoll mesazh për Kongresin e PS: Keni mbështetjen e plotë për të vijuar me agjendën e zhvillimit të Shqipërisë

 

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanches,  në cilësinë e presidentit të internacionales socialiste ka dhënë një video-mesazh për Kongresin e Partisë Socialiste në Tiranë, duke ofruar mbështetjen e tij në vijimin e promovimit të agjendës së progresit të Shqipërisë.

“Shqipëria është bërë një shembull progresi, në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe lirinë e të gjithë qytetarëve. Në këtë rrugë të progresit, kontributi i PS ka qenë vendimtar nën kryesimin e mikut Edi Rama, zëvendës president i Internacionales Socialiste. Në emër të Internacionales Socialiste dhe në emrin tim, dua t’ju jap gjithë mbështetjen për të vijuar me promovimin e agjendës për progresin e Shqipërisë.

Jam i sigurt se ky kongres do t’i shërbejë këtij propozimi dhe se ju do të pëfitoni prej tij për t’i dhënë një shtysë të re projektit tuaj që është edhe i yni. Të njëjtit projekt të progresit dhe drejtësisë sociale për të cilën ne socialistët në të gjithë botën luftojmë”- tha Sanchez.

Ora 11:31
Kongresi i PS, Spiropali: Sfida ynë të fitojmë çdo betejë, kërkon reforma të vazhdueshme në parti e qeveri

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj para delegatëve tha se sfida e PS është fitorja e njëpasnjëshme e betejave. Për të arritur këtë, Spiropali tha se mbetet sfidë reforma në parti, qeveri, e administratë.

"Ndryshe prej tyre ne kemi lirinë për tu ndryshuar, korrigjuar, mësuar nga gabimet. Ata mbeten viktima të gabimeve të përsëritura. Asnjë lider tjetër sa Rama dhe organizatë tjetër politike nuk është treguar kaq e aftë dhe kaq këmbëngulëse në praktikën e vetëkorrigjimit. Sfida ynë është tërësi betejash të përditshme, të fitohen në mënyrë të njëpasnjëshme. Kjo sfidë kërkon reforma e vazhdueshme, në parti, qeveri e administratë. Një proces që duhej të ndodhte dje, siç ka ndodhur, dhe duhet të ndodhë është nesër, edhe më fort", tha Spiropali. 

Ora 11:30
Kaosi në Kuvend, Spiropali: Vendimi i Strasburgut për 21 janarin tregon pse çeta e një njeriu të vetëm ndez zjarr e thyen karrige

 

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mbajti fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialiste ku foli edhe për vendimin e dhënë nga Gjykata e Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar 2011. Ajo tha se një ndër arsyet përse opozita ka shkaktuar kaos prej kohësh në Kuvend, është fakti se drejtësia ka filluar të funksionojë.

“Pak ditë më parë gjykata e Strasburgut shkroi një vendim për tragjedinë e 21 janarit, pushkatimit pa gjyq të 4 protestuesve në shesh. Një udhërrëfyes juridik i asaj që ne i kemi dhënë përgjigjie ndër vite dhe presim të zgjidhet nga sistemi gjyqësor në Shqipëri. Tek ky vendim që vjen nga zemrat e Europës mund të shihni arsyet përse çeta opozitare garda e një njeriu të vetëm nuk bën gjë tjetër veçse ndez zjarr e thyen karrige. Reforma në Drejtësi është historike, drejtësi në Shqipëri pavarësisht regjimeve dhe qeverive, nuk ka patur më parë”- tha Spiropali.

Më tej, ajo foli edhe për kaosin dhe incidentet e dhunshme në Kuvend në seancën e 7 dhjetorit ku u miratua buxheti për 2024, duke u shprehur se e gjithë kjo situatë është krijuar nga individë të caktuar të cilët nuk mund të kthehen në alternativë për qytetarët dhe kërkojnë me çdo kusht kthimin e vendit prapa si në vitin 19997.

“Ne socialistët besojmë se suksesi është kolektiv, duhet ndarë me të gjithë, por përgjegjësitë janë individuale. Në parlament sillen si revolucionarë dhe piromanë, ose triumfojnë ose e djegin. Ne nuk na ndan prej tyre barrikada e karrigeve që përmbysin në parlament, por zgjedhjet e ndryshme, Ata ndezin zjarre, ne ndërtojmë edhe duke shuar zjarret e tyre. Jemi në një sallë parlamenti por vite dritë ndaj atyre që po i tmerron ankthi për orët e së vërtetës. Të paaftë për t’u shndërruar në alternativë filozofia e tyre shkon në drejtim të kundërt me interesin e qytetarëve. Ata tentojnë të kthejnë akrepat pas në ’97-ën”- shtoi ministrja.

Ora 11:20
VIDEO/Kongresi i PS nis me valle popullore, Rama krah Gramoz Ruçit

 

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve ka nisur mbledhja e Kongresit të PS. Mbledhja në ditën e Rinisë nisi me një valle nga fëmijët të veshur me veshje tradicionale shqiptare dhe motivet kuqezi.

Ndërkohë, kryesocialisti Edi Rama është parë krah Gramoz Ruçit.

1702030723_rama.jpg

1702030965_Screenshot5.png

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/12/2023 02:46

    Beme keto,do te bejme ato...!Po mire nje reforme te brendeshme kur do t'a beni?! Te njejtat figura qendrojne e riciklohen gjithemone ne politiken e partite shqiptare! Eshte njelloj si te shfletosh nje liber me shpejtesi nga e majta ne te djathte dhe nga e djathta ne te majte,megjithate po i njejti liber eshte,po e njejta permbajtje mbetet! Kush do te kete guxim te propozoje qe kryetaret e partise e kryeministri duhet te kete limit kohe ne mandatet e tyre edhe po te humbin,edhe po te fitojne?! Kush do te kete guxim te propozoje qe kalimi i X nga nje ministri tek tjetra,apo zevendesimi i Y me Z te dy te ricikluar e te konsumuar,nuk sjell asgje te re?!

    Përgjigju
  • Ina: 08/12/2023 17:37

    Me Melonin bere marreveshje per refugjatet se kaq di ti, kurse Fiatin, Meloni e coi ne Serbi. 0 investime te huaja ne Shqiperi. Vetem kampe refugjatesh Kaq di ti si shkencetr qe je, looser!

    Përgjigju
  • noli: 08/12/2023 17:16

    Dhe shpresa ka vdek per kete vend. Nje kongres miliarderesh i stilit koreano verior . Nje parti qe e vetmja rruge per te mbajt pushtetin qe shkaterrimi perfundimtar i opozites e cdo zeri kunder. Nuk mund te quhet progress kthimi ne sistemin monopartiak . Ghjithsesi per integrimin eshte caktuar Mira fatkeqe qe nuk mund te shpetonte pa u permendur nga katilet e propagandes se llafeve shume dhe punehiceve.

    Përgjigju
  • Landi: 08/12/2023 15:55

    Përpara drejt afrikanizimit perfundimtar të Shqipërisë dhe arsimit shqiptar, përpara drejt pyllëzimit total orbital me beton kokaine! Suksese të reja dhe lart e më lart PPSH (Partia Perverse Shqiptare) e Edi Monstrës, Erjon Perversit dhe Ogerta Gojortares!

    Përgjigju
  • Ardi: 08/12/2023 15:46

    Me Ruçkun ne krye flamujt e kongreseve lart e me lart Ermal fitoret perpara na presin. Vend mjerran ,jeni bere me te qelbur e te urryer se Sali shpellari ai kafsha nga budalleku nuk beri dot demokraci e shtet ,kurse ju nga ligesia injoranca dhe pangopsia po genjeni veten se po beni shtet. Mos u ngopshit o rrobqira!!!

    Përgjigju
  • Or tej: 08/12/2023 15:44

    Mjere ky popull nga kush po qeveriset keto 100vjetet e fundit or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Partia: 08/12/2023 14:41

    Ne 10 vjet, nuk keni diçka për veten, vetëm Saliu Saliu.

    Përgjigju
  • Ani: 08/12/2023 14:13

    Te Rroje partia me shokun Rama ne krye! Lart e me lart flamuret e revolucjonit

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/12/2023 13:51

    Të dëgjoshë këta kriminel e tradhtar të bashkuar në këtë kongres duke pall për shtet modern më Serbien mbrenda unë trishtohem

    Përgjigju
  • Ring: 08/12/2023 13:30

    Kete muhabet keni. Aty e keni Saliun futeni brenda meqe zemra e Evropes qenka shprehur a thua se prisnim Evropen te na tregonte qe 21 Janari eshte krim shteterore. Meqe ra fjala shteti eshte pergjegjes njesoj sikur Saliu te jete pushtet edhe Rama. Ju jeni me krye te shtetit jepni zgjidhje se u bete te merzitshem.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 08/12/2023 12:56

    Turpi ju mbulofte ju te ps-s siç mbuluat deri tani krimin e salehut dhe udha juaj per ferr bashke me salehun@Likeleshin

    Përgjigju
  • Ledina: 08/12/2023 12:10

    PS: Lart e me lart Flamujt e Kongreseve; PD: lart e me lart Kullat sa mali i Dajtit ne mes te Tiranes!

    Përgjigju
  • Lida: 08/12/2023 11:38

    Mortja ishalla juvè politikaneve kudo ku jeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn