TIRANE- Ministri i Drejtësisë Nasip Naço kërkon nga zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të japë shpjegime, në lidhje me mosprocedimin disiplinor ndaj tre gjyqtarëve e përkatësisht Valbona Duraj, Lindita Hoxha dhe gjykatësin Granit Qypi. Naço shkruan në letrën dërguar Cefës se për këto gjykatës në KLD, ka patur kërkesa për procedim disiplinor në vitin 2012 dhe 2013, por nga ky këshill s’ka patur asnjë reagim po përkundrazi ka vazhduar promovimi i tyre në kundërshtim me ligjin.
 
Në letër shkruhet se ne rastin e gjyqtarit Granit Qypi, vazhdimi në kundërshtim me ligjin në funksionin e tij si drejtues i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, pavarësisht kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.
 
Po kështu, në rastin e gjyqtares Valbona Duraj në kundërshtim me ligjin është lejuar promovimi i saj pavarësisht kërkesës së sipërpërmendur të Ministrit të Drejtësisë.
Më tej vazhdon letra me rastin e tretë se me dekretin nr. 8268, date 16.7.2013, znj.Duraj është emëruar gjyqtare e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
Ministri Naço kërkon që vlerësimi për këta gjyqtarë të futet në rendin e ditës për mbledhjen e ardhshme, pasi prej më shumë se një vit KLD nuk ka bërë asnjë hap, po ka lejuar që këta gjyqtarë të promovohen padrejtësisht.