Shqipëri-Kosovë intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, Peleshi: Ballkani në NATO, garanci për stabilitet

Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Ministri Niko Peleshi dhe homologu i tij, Armend Mehaj nënshkruan në Prishtinë marrëveshjen e bashkëpunimit. Gjatë takimit të përbashkët, Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi e garantoi ministrin e Kosovës për mbështetjen  e pakursyer të Shqipërisë si në rrafshin politik edhe në atë teknik.

“E gjithë eksperienca që Shqipëria ka në rrugën e integrimit të plotë në NATO do të vijojë të përcillet e plotë tek vëllezërit tanë kosovarë”, tha pas takimit, ministri Niko Peleshi. 

Ministri Peleshi përgëzoi Forcat e Sigurisë së Kosovës për angazhimin në misionin e parë paqeruajtës jashtë  vendit, krahas kolegëve amerikanë në Kuvajt.
Teksa foli për stërvitjen më të rëndësishme “Defender Europe 2021”, ministri Peleshi u shpreh se është një lajm shumë i mirë për të dy vendet që SHBA dhe partnerët e NATO-s u dhanë me përzgjedhjen për zhvillimin e kësaj stërvitjeje. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se anëtarësimi i plotë i vendeve të rajonit në Aleancën e NATO-s do të thotë më shumë siguri.  

“Shpresojmë fort se ka ardhur koha  që, Republika e Kosovës me ndihmën e vendeve aleate, partnere dhe mike të mundë të gjitha barrierat që e pengojnë atë të ecë përpara në rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik. Integrimi i plotë i Ballkanit në NATO do të thotë më shumë siguri, stabilitet dhe demokraci jo vetëm për këto vende, por edhe për Aleancën. Për më tepër integrimi është një ëndërr e përbashkët e popujve të Ballkanit, të cilët meritojnë të shpërblehen për sakrificat e tyre”, u shpreh ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Niko Peleshi.

Në përfundim të takimit ministri Peleshi e ftoi homologun e tij për një vizitë në Tiranë, ndërsa i shprehu angazhimin personal për hapjen e një kapitulli të ri dhe shumë intensiv të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes që do të vijojë me implementimin e aktiviteteve të përbashkëta të planifikuara më parë.

Ministri Niko Peleshi dhe homologu i tij, Armend Mehaj 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë