Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka zhvilluar një takim në Konispol së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Ergest Dule, me fermerët dhe grumbulluesit.

Në fokus të takimit ishte adresimi i shqetësimeve të ngritura në fillim të këtij sezoni, mbi përdorimin e pesticideve në mandarinë.

Analizat nga laboratorë të certifikuar, brenda dhe jashtë vendit, konfirmojnë se nuk ka përdorim të pesticideve të palejuara, duke garantuar cilësinë e prodhimit tonë Made in Albania.

‘Gjatë bisedës theksova se kjo situatë lidhet edhe me dinamika më të gjera të tregut ndërkombëtar, të ngjashme me ato që po përjetojnë edhe disa vende të BE-së, ndërsa në fillim të vitit nis digjitalizimi i monitorimit të farmacive bujqësore, një hap i rëndësishëm për më shumë transparencë dhe kontroll. Paralelisht po punojmë për ngritjen e Urdhrit të Agronomit, që do të forcojë gjithë zinxhirin bujqësor deri te tregu dhe grumbulluesit’, shkruan Ministri.