Ministri serb Aleksandar Vulin në 
Kosovë për Krishtlindjen Ortodokse

Ministri serb Aleksandar Vulin në <br />Kosovë për Krishtlindjen Ortodokse
Ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, do të vizitojë sot fshatin Zoqishtë të Komunës së Rahovecit në Kosovë. Vulin do të marrë pjesë në ceremoninë e festës së Krishtlindjeve Ortodokse për vigjiljen e Krishtlindjes që do të mbahet gjatë ditës së sotme. 

Këtë njoftim e ka dhënë Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jablanoviç, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në këtë festë. 

Në njoftim thuhet se ministrat do të arrijnë në manastir në ora 16:00, ndërsa të dy zyrtarët do të marrin pjesë në zjarret tradicionale të natës së krishtlindjeve në portin e manastirit të Zoqishtës. 

Ministri për Komunitete dhe Kthim Alexander Jablanovic ka uruar fillimisht besimtarëve të cilët festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit Julian, me dëshirën për të ecur përpara për Krishtlindje dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për çdo person.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf