Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin është deklaruar së fundi se Shkupi, Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut është shndërruar në një qëndër sulmesh të shërbimeve të inteligjencës, të cilat sipas tij po organizojnë veprime të orkestruara kundër presidentit Aleksandër Vuçiç.
Sipas mediave maqedonase në një deklaratë për gazetën serbe “Novosti” , ministri serb Vulin është shprehur se në Shkup sigurohet mbështetja financiare dhe informacione për sulmet kundër Serbisë.
Komentet e ministrit serb Vulin, vijnë në një kohë protestash kundër presidentit Aleksandër Vuçic dhe pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, dhe kryetarit të Unionit të Serbisë, Dragan Djilas, në Shkup, të cilët kanë diskutuar për protestat masive civile që po organizohen në Beograd.
Sipas tij, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi është duke u kthyer në atë se çfarë ishte Budapesti dikur, një qendër e punës së shërbimeve të huaja të inteligjencës të cilat sipas tij veprojnë kundër interesave të shtetit serb.
Komente










