PRISHTINË, 3 Korrik /ATSH/ -Ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani mbërrin sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Në qytetin e Prizrenit ministri shqiptar do pritet nga ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti.
Ministria kosovare bën të ditur se, pas takimit të ministrave dhe grupeve të punë ministat Cani e Hoti do të mbajnë konferencë shtypi.
Takimi do të mbahet në Hotel Theranda në Prizren./b.j/k.s/