Ministri Sokol Olldashi shpall
fitues ata që “s’punojnë të shtunave”
Shpallja e fituesve të tenderave për objekte të mëdha infrastrukturore, që po kryhet me nxitim nga sistemi i Punëve Publike e Transportit, vështirë se siguron përsëritjen e situatës së para disa viteve, kur punohej në shumë fronte njëherësh për ndërtimin e rrugëve nacionale.
TIRANE - Shpallja e fituesve të tenderave për objekte të mëdha infrastrukturore, që po kryhet me nxitim nga sistemi i Punëve Publike e Transportit, vështirë se siguron përsëritjen e situatës së para disa viteve, kur punohej në shumë fronte njëherësh për ndërtimin e rrugëve nacionale.
Kjo situatë u shfaq kur, krahas “rrugës së kombit”, punohej edhe në Vlorë, Tepelenë, Shkodër, Rrugën e Arbërit, etj. Për të gjithë këto segmente janë shpallur fitues të tenderave, madje kanë nisur punimet, por për shumë prej tyre ende nuk ka një fund të përcaktuar qartë.
Më 27 prill, në një reagim qesëndisës ndaj kryetarit të opozitës Edi Rama, që kishte konstatuar mungesën e punimeve një ditë të shtunë në akset nacionale që ky i fundit kishte përshkuar, më datë 27 prill ministri Sokol Olldashi deklaroi se “[Rama] tha se nuk kishte parë njeri duke punuar.
Por, Ramës i ka dalë nga mendja se sot është e shtunë dhe dynjaja e ka pushim. Ka vetëm një kantier në Shqipëri ku punohet edhe të shtunën, autostrada Tiranë-Elbasan. Zahmet e ka zoti Rama, le t'i bjerë andej në kthim dhe të shohë si punohet.
Në mos, duhet të presë të hënën”. Në fakt, kush e njeh sektorin e ndërtimit në Shqipëri ka konstatuar se në të ditët pushim respektohen vetëm kur s’ka para për të vazhduar punën. Kjo ka vlerë edhe tek shteti, ashtu sikurse ka tek firmat private.
Kështu, në rast se ministria dhe institucionet buxhetore në vartësi të saj japin psh 1.5 milionë euro, nga 55 milionë, që kërkohet për t’i përfunduar ato, ka shumë mundësi që punëtorët e ndërtimit të detyrohen nga drejtuesit e tyre të bëjnë pushime shtatë ditë në javë e jo më të pushojnë të shtunave e të dielave.
Në po këtë reagim, kreu i Transporteve i kishte lejuar vetes edhe një lapsus aritmetik. Sipas Olldashit, qeveria ka ndërtuar 10.237 kilometra rrugë, baraz me “5.118.5 Edë”. Llogaritur kështu, kreu i PS rezulton me gjatësi 2 kilometra, e jo 2 metra.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4449
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09