Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ndjekur nga drejtori i përgjithshëm i Policisë Artan Didi kanë zhvilluar një vizitë “blic” në drejtorinë e Policisë së Elbasanit, teksa zhvilluan një takim pune me drejtuesit e bluve të këtij qarku.
Pas një takimi rreth 30 minuta në ambientet e Drejtorisë së Policisë ministri Tahiri ka preferuar të përshkojë në këmbë nga Drejtoria e Policisë në të gjithë bulevardin kryesor.
A1 Report disponon ekskluzive pamjet teksa ministri lëviz në qytet si një qytetar i zakonshëm i shoqëruar vetëm nga drejtuesit e policisë.
Ministri Tahiri është njohur nga drejtori i policisë së Elbasanit, Neritan Nallbati, mbi punën e bërë sa i përket policimit në komunitet, hapjen e policisë me qytetarët dhe gjithashtu problematikat që karakterizojnë Elbasanin.
Ndër temat e diskutuara kanë qenë asistenca e policisë për aksionin e OSHEE dhe gjithashtu ndërhyrja për ndërtimet pa leje në mbështetje të INUK.
Në vazhdim Ministri u takua me kryetarin e Bashkisë z. Qazim Sejdini ku janë diskutuar problematikat sa i përket qarkullimit dhe situatën që karakterizon Elbasanit.

FOTO të tjera
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO të tjeraRedaksia Online
(Shqiptarja.com)