Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, është shprehur se Italia mund të jetë një ‘lojtar’ kyç në Liban, pas marrëveshjes mes Izraelit dhe Bejrutit zyrtar.
“Në Liban, ne mund të jemi lojtarë kyç në një fazë pas marrëveshjes midis Izraelit dhe Bejrutit, për trajnimin e forcave të armatosura libaneze. Ne tashmë marrim pjesë në trajnimin e forcave të armatosura, por mund të bëjmë më shumë, sepse qëllimi duhet të jetë çarmatosja e Hezbollahut", tha ministri Tajani.
Komentet Tajani i bëri në një intervistë me Bruno Vespa në Cinque Minuti, të transmetuar mbrëmjen e sotme në Rai1.
"Ne gjithashtu mund të jemi shumë të dobishëm, për shembull në përpjekjet e Guardia di Finanza për të luftuar financimin e paligjshëm të terrorizmit. Këto janë ide që mund t'i zbatojmë për të qenë lojtarë kyç në një epokë të ndryshme paqeje në Liban", shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Rikthehen tensionet në Hormuz, SHBA godasin objektiva ushtarake iraniane! Teherani: Armëpushimi u shkel! Uashingtoni: Është vetëmbrojtje









