Ministri turk thirrje për mirëkuptim nga SHBA për pushtimin e mundshëm turk të Sirisë

Ministri turk thirrje për mirëkuptim nga SHBA për pushtimin e mundshëm turk të Sirisë

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, i kërkoi sot SHBA-ve që të tregojë mirëkuptim për një operacion ushtarak të ri të turk në Siri.

Kërkesa e ministrit turk pasoi deklaratën e Uashingtonit për kundërshtim të plotë ndaj një opracioni ushtarak turk në Siri, raportojnë mediat e huaja.

Prej muajsh Turqia ka kërcënuar për një pushtim të ri të Sirisë veriore, ndërsa ka rritur përgatitjet për operacionin ushtarak muajin e fundit, pas sulmit vdekjeprurës me bombë në Stamboll, për të cilin fajëson militantët kurdë.

SHBA-ja na ka kërkuar të rivlerësojmë. Ne i përcollëm ndjeshmërinë dhe mendimet tona dhe i kërkuam që të mbajnë premtimet e tyre. Ne theksuam se ata duhet të na kuptojnë”, u tha Akar gazetarëve.

Ankaraja u ka kërkuar gjithashtu vendeve aleate që kanë një prani ushtarake në Siri që të mos lejojnë milicitë lokale të përdorin flamujt dhe uniformat e tyre, shtoi ministri turk i mbrojtjes.

“Ne u kujtuan atyre se ata duhet të mbajnë larg terroristët dhe të ndërpresin përfundimisht lidhjet e tyre me organizatat terroriste”, tha ai.

Turqia e konsideron milicinë kurde YPG, e cila ka një prani udhëheqëse në Forcat Demokratike Siriane (SDF) aleate të SHBA-së, si krahun sirian të grupit të armatosur PKK dhe i etiketon të dyja organizatat (YPG, PKK) si terroriste.

PKK konsiderohet gjithashtu një organizatë terroriste nga SHBA dhe Bashkimi Evropian. PKK dhe SDF kanë mohuar përfshirjen në shpërthimin e 13 nëntorit në një rrugë të frekuentuar këmbësore në Stamboll .

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha dje se ai i kishte shprehur homologut të tij turk Akar “kundërshtimin e tij të fortë” ndaj një operacioni të ri tokësor turk në shkallë të gjerë në Siri, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e fundit të dhunës në rajonin kufitar, sipas deklaratës së tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:55
Kreu i Pentagonit, thirrje Turqisë të mos ndërmarrë operacion të ri ushtarak në Siri

1669916998_lloyd.PNG

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i shprehu të mërkurën homologut të tij turk “kundërshtimin e fortë” ndaj një operacioni të ri ushtarak turk në Siri dhe shprehu shqetësim për situatën e përshkallëzuar në atë vend, tha Pentagoni.

Sekretari Austin, në telefonatën me homologun Hulusi Akar, shprehu ngushëllimet për një sulm më 13 nëntor në Stamboll, tha Pentagoni.

“Ai shprehu gjithashtu shqetësim për përshkallëzimin e veprimeve në Sirinë veriore dhe Turqi, përfshirë sulmet ajrore të fundit, disa prej të cilave kërcënuan drejtpërdrejt sigurinë e personelit amerikan që po punon me partnerët lokalë në Siri për të mposhtur ISIS-in”, thuhet në një deklaratë.

“Sekretari Austin bëri thirrje për ulje tensionesh dhe shprehu kundërshtimin e fortë të Departamentit ndaj një operacioni të ri ushtarak turk në Siri”./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë