“Ukraina synon të vrasë 50,000 rusë në muaj”. Kështu u shpreh ministri i ri i mbrojtjes në vend, Mykhailo Fedorov, gjatë një deklarate për median.
Duke shpalosur planin në rolin e tij të ri, Fedorov tha se kishte dy prioritete, i pari prej të cilëve është "menaxhimi".
"Menaxhimi duhet të ndërtohet rreth atyre që janë të aftë të arrijnë qëllime të përcaktuara. Nëse njerëzit nuk demonstrojnë rezultate të matshme, ata nuk mund të qëndrojnë në sistem. Objektivi i dytë strategjik është të vriten 50,000 rusë në muaj ", tha ai.
Moska dhe Kievi rrallë i raportojnë zyrtarisht humbjet e tyre. Ukraina vlerëson se viktimat nga ana e Rusisë kanë tejkaluar 1,200,000.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër




