Shqipëria është pajisur zyrtarisht me sistemin raketor kundërtank “Javelin”, një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes që përdoret nga vendet anëtare të NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se ardhja e këtij sistemi është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas ministrit, pajisja e Forcave të Armatosura Shqiptare me sistemin “Javelin” përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe në përmbushjen e objektivave të modernizimit të ushtrisë.
“Ardhja e sistemeve Javelin, falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare”, - u shpreh ministri i Mbrojtjes.
Çfarë është sistemi “Javelin”?
Sistemi “Javelin” konsiderohet një element kyç për mbrojtjen tokësore, duke rritur ndjeshëm aftësinë e Forcës Tokësore për të përballuar kërcënime të avancuara dhe për të vepruar në përputhje me standardet e Aleancës.
“Javelin” është një sistem raketor kundërtank i gjeneratës së fundit, i prodhuar nga SHBA. Sistemi është shumë efektiv kundër mjeteve të blinduara dhe përdoret gjerësisht nga ushtritë e NATO si dhe në operacione reale luftarake.
Shqipëria e ka porositur sistemin “Javelin” në kuadër të programeve të bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara, përmes mekanizmave të shitjeve ushtarake të huaja (Foreign Military Sales – FMS). Ky investim është pjesë e strategjisë afatgjatë të modernizimit të Forcave të Armatosura, rritjes së parandalimit dhe përafrimit të plotë me kapacitetet dhe doktrinën e NATO-s.
Komente











Ushtria jone nga 2009 ne Nato pra 16 vjet antar i Natos dhe ka ngel Akoma te armatimi I kembsoris,armatim I cili eshte inferior ne llojn e luftimit qe behet sot,ne daten 04.12.2025.ishte 113 vjetori I krijimit te FA pse nuk u Organizuar parad parakalim per nder te ketij pervjetori ???? Mendimi lire te shkon mungesa e forcave ,pse sot nuk kemi Trupa ???? Ministrat e Mbrojtjes Arben imami, Oketa ,Mimi kojdheli Olta xhaçka Niko peleshi dhe se fundmi Pirro vengu kan pasur si buxhet 2% e GDP dhe ky 2% eshte plot 400 milion dollar sps GDP jon kalon 20 miliard dollar pra Buxheti I ketyre 16 viteve ne Nato jan mbi 6.4 miliard dollar, kan qen te pa mjaftushem keto per te permisuar gjendjen e trupave dhe Armatimit ne FA apo keto para jan ber rush e kumbulla dhe sot FA ka ngel pa trupa pa armatim nese situata eshte kjo te ter ministrat shefat e shtabit dhe komandantet e forcave kan pergjegjsi morale pastaj ligjore per çarmatosjen e vendit dhe per mungesen e gadishmeris luftarake te vendit ne rast agresioni,sidomos mbrojtjen se sa per sulem ne nuk kemi sulmuar historiksh nje vend te huaj apo ta kemi qellim nje gje te till ,mos harroj se trazhguam edhe infrastructure mbrojtse nga sitemi I kaluar keta sot jo qe nuk e mirmbajten por disa I kan kthyer ne ekpozita per turistet dhe vende grumbullimi hekurash nga te pa udh ,sa keq
PërgjigjuShumë mirë,por teknika e mjetet duan njëzit për ti përdorur.Mos vallë e për ata do marrim nga Amerika.
Përgjigju