Ministri Vengu: Shlyejmë detyrimet e prapambetura të punonjësve dhe të 3 ish-uzinave të armëve! Ndihmë dhe misioneve ushtarake jashtë vendit

Ministri Vengu: Shlyejmë detyrimet e prapambetura të punonjësve dhe të 3 ish-uzinave të armëve! Ndihmë dhe misioneve ushtarake jashtë vendit

Ministri Pirro Vengu

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi sot (28 Gusht) edhe vendimet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në lidhje me sektorin që mbulon, ku bien në sy ato për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për punonjësit dhe ish-punonjësit e industrisë ushtarake dhe gjithashtu të detyrimeve të 3 ish-uzinave të armëve ndaj pushtetit lokal.

Ai theksoi se janë marrë vendime të rëndësishme për mbrojtjen, në veçanti edhe për “sigurimin e jetës për misionet ushtarake jashtë vendit”, ku efektivët shqiptarë hasin edhe vështirësi nga më të ndryshmet.

“Me këtë pakete sigurohemi që të gjitha forcat tona jashtë kanë mbulimin e nevojshëm për vështirësitë qe hasin dhe përballen në misionet jashtë vendit”, tha ndër të tjera Vengu.

Gjithashtu ai shtoi se është miratuar me të njëjtin akt normativ edhe vendimi që “siguron tre elementë në industrinë ushtarake”.

Kjo në lidhje me çështjen e vështirësive të hasura nga industria ushtarake ndër vite, kryesisht ish-uzinat e armëve, duke mundësuar ndërhyrjen e Qeverisë dhe ndihmuar këto industri dhe punonjësit e tyre. Vengu theksoi vështirësitë që kanë hasur këto industri, sikurse edhe pushteti vendor bashkë me to, në zonat administrative ku dhe ndodhen.

Bëhet fjalë për ish-uzinat në Mjekës, Gramsh dhe Poliçan.

“Janë 3 industri ushtarake, tre komplekse ushtarake që u vijmë në ndihmë. Ka njerëz që kanë dhënë kontribut të çmuar dhe të gjatë në këtë sektor dhe i japim fund kalvarit të gjatë, duke shlyer detyrimet e prapambetura të punonjësve dhe ish-punonjësve. Sikundër i japim fund edhe një kalvari të gjatë dhe detyrimeve që këto kompani kishin, edhe ndaj pushtetit vendor, bashkive. Ndaj edhe paketa e miratuar në Aktin Normativ vjen në mbështetje edhe të pushtetit vendor, për vështirësitë ekonomike të ndërmarrjeve shtetërore me detyrime të akumuluara”, tha Vengu.

Ministri theksoi se me këto nisma e akte normative, “shlyejmë detyrimet e tre ish-uzinave ushtarake të armëve”.

Në fund ai lajmëroi edhe nismën e qeverisë dhe ministrisë me pikën e tretë të Aktit Normativ.

“Mbështetje me paketë financiare për krijimin, rikrijimin, rijetëzimin e një kompanie shtetërore me instrumente financiare ligjore, e cila do ketë instumentet ligjore financiare për të hyrë në marrëveshje bashkëpunim me industri apo investitorë të huaj, të vendeve partnere të NATO-s, për ta rijetëzuar këtë industri kaq të rëndësishme”, tha ministri i Mbrojtjes.

Mbledhja e Këshillit të Ministrave u mbajt sot (28 Gusht) dhe u morën vendime të rëndësishme në shumë sektorë dhe ministri.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Merr fund klani 'Kalemi'! Kush është 'Tiku', atentatet ndaj tij dhe familjes

Merr fund klani 'Kalemi'! Kush është 'Tiku', atentatet ndaj tij dhe familjes