Shqipëria do lejojë importin e mbetjeve, Ministria për REPORT TV: Referencë, ‘Lista e Gjelbër’ e BE

Shqipëria do të lejojë importin e mbetjeve jo të rrezikshme. Në projektligjin e hedhur për konsultim publik nga Ministria e Mjedisit, për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, në nenin 73 thuhet se do të lejohet importi i mbetjeve nga jashtë, dhe lista e mbetjeve të lejuara për t’u futur në territorin shqiptar do propozohet nga ministria.

“Në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen të importohen, vetëm disa kategori të caktuara mbetjesh jo të rrezikshme, përveç atyre të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, pas miratimit të kërkesës për import me Vendim të Këshillit të Ministrave. Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit miraton listën e mbetjeve jo të rrezikshme të cilat lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë si dhe rregullat për zbatimin e këtij neni”, thuhet në pikat 3 dhe 4 të këtij neni.

Ndërsa në ligjin aktual është i lejuar vetëm importi i mbetjeve jo të rrezikshme apo inerte. Lejimin e importit të mbetjeve Report TV, e ka trajtuar ekskluzivisht në muajin maj, atë kohë nisën diskutimet me industrinë prodhuese për t'i hapur rrugë mbetjeve jo të rrezikshme, që do mund të përdoren si lëndë djegëse nga industria.

Në një përgjigje zyrtare për Report TV ministria ka sqaruar se mbetjet që do të lejohet të vijnë në vend janë pjesë e listës së Gjelbër, e që janë pjesë e legjislacionit të BE për fushën e mbetjeve.

Kategoritë e mbetjeve që janë pjesë Listës se Gjelbër të BE, që nuk konsiderohen të rrezikshme, janë mbetje kartoni, letre, alumini, hekuri, mbetjet plastike, mbetje plumbi, mbetje zinku, mbetje industriale apo mbetje mjekësore. Por ende nuk ka një listë konkrete të mbetjeve që do të lejohen për import, e cila do të mund të sqaronte edhe impaktin mjedisor, nëse do të kishte apo jo reduktim të ndotjes apo jo.

Lejimi i importit ka qenë kërkesë e industrisë prodhuese, pasi bëhet i mundur zëvendësimi i lëndëve që përdorin aktualisht si koksi i naftës dhe zhavorret bituminoze, me lëndë djegëse të përbëra nga mbetjet që në vend do të vijnë si produkt i kompostuar.

Përdorimi i këtyre produkteve alternative, bazuar në analizat ndërkombëtare është me kosto më të ulët, dhe ndot më pak sesa koksi i naftës, zhavorret bituminoze apo qymyri.

Një nismë e tillë është diskutuar edhe në vitin 2016, ku aso kohe deputeti i PS-së Eduard Shalsi, pati propozuar që të lejohet importi i mbetjeve, që bëjnë pjesë në ‘Listën e Gjelbër’, por që nuk u miratua. Importi i mbetjeve ka qenë i lejuar deri në vitin 2013, por që u ndalua menjëherë pas ardhjes në pushtet të socialistëve.

G.M./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjeksia: 22/08/2024 13:13

    Tani qe ne po mbledhim plehrat e vendeve qe sja kane idene dhe jane budallenj qe nuk i shfrytezojne vete per te prodhuar energji te gjelbert i tregojme Bashkimit Evropian se jemi gati pasi tu hame mutin do te futemi ne BE. Jemi popull i zgjuar neve sna e ha qeni shkopin....Brezat e ardhshem do te ju falenderojne per keto te mira qe po i beni natyres dhe shendetit te Shqipetareve

    Përgjigju
  • Nje shqiptar: 22/08/2024 13:10

    Si eshte e mundur qe POLITIKA shqiptare e ka kthyer vendin tone te bukur dhe te paster ne : strehe te krimineleve te tere ngjyrave, ne burg internacional te mijra afrikaneve , ne kampe stervitore te banditeve aziatike, dhe tani ne nje kosh plehrash nderkombetare?

    Përgjigju
  • Ersa: 22/08/2024 10:26

    Flm për këtë vendim. Kësaj i thonë të duash vetë të bëhesh një pelrë.

    Përgjigju
  • Lui: 22/08/2024 08:12

    Ne te pastrojme plehrat tona se eshte situate skandaloze. Isha per pushime ne Orikum, dhe situata ishte alarmante. Skandali fillon qe ne hyrje te qytetit ne fund te bypass-it afer rrethrrotullimit ku ndahet rruga per Orikum qender dhe per tek tuneli i famshem ka nje fushe gjigande plehrash qe kundermon sidomos naten kur fle ne Orikum. Pa llogaritur qytetin brenda qe vetem qytet nuk mund t'i thuhet. Rruge te pashtruara, trotuare te zena dhe kazane me plehra qe pastrohen vetem 1 ose 2 here ne dite. Nuk mbaron ketu, por afrohesh per nga plazhi dhe situata e plehrave eshte e njejte. Keto te shikoje qeveria, se ata banore atje do u shpifet ndonje gje e keqe. Se per turizem nuk behet fjale!!! TURP!!!

    Përgjigju
  • Iris: 22/08/2024 03:49

    Kush tha qe plumbi nuk eshte toksik?! Nena ime qe ka punuar si infermjere njeh nje rast pacienti qe punonte tek njerat nga shtypshkronjat e gazetave ne kohen e diktatures qe gati sa nuk vdiq se kishte thithur plumbin qe perdorej per printim.Te gjithe doktoret kujtuan se kishte kancer te stadit te fundit,derisa u zbulua e verteta!Por po te mos ishte zbuluar e te mos kishte marre mjekim,kishte per te vdekur. Kush tha qe plastikat nuk jane toksike? A e keni pyetur nje kimist se me cfare kimikatesh komponente perbehet plastika,sa kohe do qe te /tretet/ ne toke dhe cfare permbajne tymrat qe dalin nga djegia e saj(meqe do t'i perdorin per djegie)?! Po mbetjet industriale e mjekesore?! Te mos flasim pastaj per zinkun dhe tymin e oksidit te zinkut qe del nga djegia! Popull shqiptar ndaloheni kete poshtersi qe po bejne politikanet tuaj ne emer te grykesise e lakmise per fitim!

    Përgjigju
    • Or tej: 22/08/2024 07:44

      Te gjitha shtypshkronjat para viteve 90 kane qene me plumb. Tek cila shtypshkronje or teeeejjjjj

  • Esa: 21/08/2024 22:34

    He me te lumte fiks kjo na mungonte

    Përgjigju
  • Ago Agai: 21/08/2024 20:28

    Opa opa. Provoje provoje...!

    Përgjigju
  • Or tej: 21/08/2024 20:00

    Ngaqe e kemi zgjidhur problemin e mbetjeve qe kemi vete ne, do marrim edhe ata te Europes or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • sapa: 21/08/2024 17:09

    Kane shtet te fuqishem prandaj!Ashtu si me afrikanet ne gjader!Dhe merren me Esat Toptanin.Keta e kane tejkaluar me kohe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital 

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital