1/3 e ushtrisë së Zvicrës përbëhet nga gjenerata e dytë e emigrantëve. Ky fakt përbën një problem thotë ministri i Mbrojtjes, Ueli Maurer dhe për këtë arsye ai ka kërkuar “besnikëri” për këta ushtarë.
Duke folur në mbledhjen e delegatëve të partisë së djathtë Partia Popullore e Zvicrës, Maurer tha se nëse Zvicra ndërhyn në një situatë krize mund të ketë probleme nga ushtarët e gjeneratës së dytë.
Maurer gjatë fjalës së tij tha se popullsia e vendit nuk është më e unifikuar siç ishte në fillesat e formimit të shtetit.
“Kemi një numër të madh të grupeve etnike që kanë marrëdhënie të afërta me vendet e origjinës që mund të influencojnë mbi ata”, shprehet ministri i Mbrojtjes në një koment për gazetën “Tages-Anzeiger”. “1/3 e ushtrisë është e përbëra nga emigrantë të gjeneratës së dytë.”
Kjo deklaratë e tij nuk është pritur mirë nga “The Secondos Plus”, që përfaqëson emigrantët e gjeneratës së dytë në Zvicër. “Këta ushtarë janë shtetas zviceranë”, thotë Halua Pinton, bashkëpresidenti i shoqatës.
Pinton tha se Ministri i Brendshëm duhet të pranojë se numri i ushtarëve me të kaluar emigrante është në rritje.
“Për pjesëtarët e ushtrisë nuk duhet vënë në dyshim se ata mbështesin vendin (Zvicrën). Kjo reflekton zhvillim në shoqëri”, shprehet Pinto.
“Shaqiri nuk shënon gola kundër Zvicrën”, thotë Rupan Sivaganesan, anëtar i “The Secondos Plus” duke iu referuar futbollistit me origjinë nga Kosova.
Sivaganesan thotë se debati është plotësisht i panevojshëm për sa kohë Zvicra nuk mund të hyjë kurrë në konflikt ushtarak me Kosovën, Turqinë apo Sri Lankën.
Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë, Walter Frik thotë se ushtria “nuk bën dallime mes ushtarëve bazuar mbi vendin e origjinës së tyre”. Të gjithë ushtarët kanë të drejta dhe detyra të barabarta.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com