/ATSH-Z.Tosku/-Ministria e Brendshme përgenjështron deklaratat e PD-së, duke theksuar se kryetari i grupit parlamentar te opozitës, Edi Paloka, akuzoi Ministrinë e Brendshme për asnjë masë të mrarë për incidentin në Vaun e Dejes ditën e djeshme.
"Punonjësi i Policisë është shoqëruar në Komisariat dhe i është nënshtruar hetimit ku është përfshirë menjëherë edhe Prokuroria. Deri në përfundimin e plotë të hetimeve, punonjësi i Policisë do të qëndrojë i pezulluar nga detyra dhe në rast se hetimi do të provojë fajësinë e tij, padyshim do të ndëshkohet njësoj siç janë ndëshkuar për shkelje në detyrë, penalisht apo administrativisht, 11 % e trupës policore", nënvizon Ministria e Brendshme.
/Shqiptarja.com