Ministria e Arsimit: Emrat e të
rinjve që u janë njohur diplomat

Ministria e Arsimit: Emrat e të<br />rinjve që u janë njohur diplomat
Ministria e Arsimit ka publikuar emrat e 293 të rinjëve që u janë njohur diplomat. Sipas MAS tashmë procedura për njehesimin e diplomave bëhet edhe online.

Në rastin e aplikimit online, aplikanti plotëson online aplikimin, si dhe dërgon në rrugë postare dokumentacionin përkatës (hard-copy) në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Në rastin e aplikimit vetëm në rrugë shkresore, aplikanti përcjell dokumentacionin në rrugë postare në MAS. Në rastet e aplikimit online kandidati njoftohet automatikisht me e-mail për plotësimin e aplikimit.

Sektori i Njohjes së Diplomave, kryen verifikimin e autenticitetit të diplomës apo certifikatës në rastet kur këto dokumente nuk janë të pajisur me Vulë Apostille/Legalizim, apo nuk janë të legalizuara në vendin e origjinës sipas përcaktimeve në këtë udhëzim, si dhe në rastet e dokumentacionit të lëshuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë rast Sektori kontakton me e-mail ose në rrugë postare me institucionin që ka lëshuar diplomën apo certifikatën përkatëse. Sektori mund të kërkojë dhe informacion të mëtejshëm që e konsideron të nevojshëm për vlerësimin objektiv për njohjen dhe njësimin e diplomës apo certifikatës.

Komisioni i Njohjes së Diplomave vlerëson, njeh dhe njëson, në bazë të Kornizës Europiane të Kualifikimeve, të Kornizës së Kualifikimeve të vendit të origjinës dhe të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, sipas parimeve dhe standardeve ndërkombëtare të njohjes së kualifikimeve, përcaktuar në dokumentet, marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare, në të cilat përfshihet vendi ynë, duke respektuar dhe parashikimet e kuadrit ligjor shqiptar në fuqi.

Komisioni i Njohjes së Diplomave merr vendimin për njohje dhe njësim ose mund të vendosë t’ia kthejë dosjen Sektorit, për plotësime të nevojshme në dokumentacion, sipas udhëzimit përkatës.

Sektori në bazë të vendimit të Komisionit  përgatit vërtetimin e njohjes dhe njësimit, për çdo aplikant. Në rastet e mosnjohjes së diplomës apo certifikatës, Sektori përgatit përgjigjen përkatëse për aplikantin.

Për njohjen e gradave shkencore ngrihen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsim, komisione ad hoc sipas fushave përkatëse me pedagogë ekspertë të fushës të kategorisë “Profesor”, i cili mblidhet në varësi të numrit të aplikimeve dhe shqyrton dosjet përkatëse.

Kryetar i komisionit është ministri i Arsimit dhe Sportit. Komisioni përkatës nuk mund të mblidhet më vonë se 15 ditë kalendarike pas njoftimit për shqyrtimin e një aplikimi.

Në përfundim të procedurave të shqyrtimit komisioni firmos procesverbalin dhe ministri i Arsimit dhe Sportit lëshon vërtetimin për njohjen e gradës shkencore.

Vërtetimi i njohjes dhe njësimit është i aksesueshëm on-line në çdo kohë nga aplikanti, kundrejt username-t dhe passëord-it të tij për aplikantët që kanë ndjekur procedurën e aplikimit online.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, të ndajë shapin nga sheqeri! Kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, të ndajë shapin nga sheqeri! Kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi kundër meje (FJALA E PLOTE)