Për të qeshur dhe për të qarë, është situata që specialistët e MASH kanë krijuar me heroin tone kombëtare, Skënderbeun. Në një udhëzim dërguar drejtorisë arsimore të Tiranës, nga MASH, se si të plotësojnë dhe printojnë modelin e ri të dëftesave të shkollës së mesme, ata kanë përdorur si ilustrim, Gjergj Kastriotin. Në faksimilen e parë, që shoqëron këtë shkrim, është një model I diplomës së maturës që do të lëshohet këtë vit. Siç edhe mund ta shikoni qartë, në materialin udhëzues që MASH i ka dërguar drejtorisë arsimore të Tiranës, nxënësi që do të diplomohet është heroi ynë kombëtar, Gjergj KastriotiSkënderbeu.

Në materialin udhëzues thuhet se ai ka lindur në vitin 1993 në Krujë, që për më tepër, sipas specialistëve të MASh i takon rrethit të Tiranës. Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka frekuentuar gjimnazin "Ismail Qemali" në Tiranë. Por çudia nuk mbaron me kaq! Drejtori i gjimnazit ku sipas MASH-it, ka mbaruar shkollën e mesme Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është Halil Halili, një personazh mjaft i njohur i "Eposit të Kreshnikëve"...

Madje ai ka edhe numrin e amzës si dhe kodin e vet të identifikimit, që e ka përdorur në provimet e maturës shtetërore. Po sipas specialistëve të arsimit,
pavarësisht rezultateve që ka arritur, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duket se është një maturant me pretendime, pasi ka zgjedhur tre provime si lëndë me zgjedhje: Ekonomi- Filozofi ku është vlerësuar me notën 9; Anglisht ku ka marrë notën 8 si dhe Fizikën ku është vlerësuar me notën 7; ndërsa sa u përket dy provimeve me zgjedhje, Matematikës dhe Letërsisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka dalë më mirë, pasi është vlerësuar në të dyme notën 9-të.

Ndërkohë që në faksimilen e dytë që shoqëron këtë shkrim është dhënë edhe tabela përmbledhëse e rezultateve që ka arritur Gjergj Kastrioti
Skënderbeu në të tre vitet e shkollës së mesme. Sipas specialistëve të MASH-it, heroi ynë kombëtar, qenka më shumë I orientuar drejt shkencave ekzakte, pasi në tabelën përmbledhëse shohim se ai ka zgjedhur të frekuentojë biologji të thelluar, fizikë të thelluar te blloku i lëndëve me kurrikul me zgjedhje të detyruar. Por gjithashtu, specialistët e MASH-it, na japin edhe një profil tjetër të Gjergj Kastriotit, pasi mësojmë se ai ka zgjedhur si lëndë të lire te kurrikula me zgjedhje, lojratsportive, por nuk i ka munguaras profili i shoqërisë civile,pasi është angazhuar edhe në shërbim komunitar ku ështëvlerësuar me 0.5 kredite. Sigurisht që ky është vetëm një ilustrim, i përdorur nga ministriae Arsimit dhe Shkencës, por a është e drejtë që në pafundësinë e emrave që mund të përdornin si ilustrim, specialistët e ministries së Arsimit të zgjedhin pikërisht heroin tonë kombëtar?

(aq/shqiptarja.com)