Ministria e Brendshme: 15
vatra aktive në të gjithë vendin

TIRANE - Vatrat e zjarrit vijojnë të mbajnë ende të pushtuara një pjese zonave malore të vendit. Sipas Ministrisë së Brendshme aktualisht në të gjithë vendin regjistrohen rreth 15 vatra aktive zjarri.

Qarku i Dibrës vijon të mbetet ende më problematiku, ku gjatë ditës së sotme vazhdojnë të jenë aktive 6 vatra zjarri. Në zonën pyjore Lura 1, në vendin e quajtur “Zhavori”, në Parkun Kombëtar Lura 2, në vendin e quajtur “Fusha e Pelave”, në Pllaut-Qafë Murrë, në pjesën veriore të kësaj ekonomie, në Zall-Gjoçaj, në vendin e quajtur Kodra e Tollës, në rrethin e Matit, në Malin e Bejinit dhe në Shupenzë. Zjarret janë nën kontroll dhe vijon puna për fikjen e tyre.

Situatë e vështirë paraqitet edhe ne Qarkut e Shkodrës ku ende 5 vatra zjarresh mbeten aktive, konkretisht katër në malësitë e Pukës dhe një në zonën e Thethit në Malësinë e Madhe.

Gjithashtu gjatë mesditës një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Dhërmi të Vlorës, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, ku së bashku me banorët po punohet për shuarjen e flakëve.

Ndërsa në Qarkun e Kukësit dhe Lezhës, situata është më e qetë ku vetëm tre vatra zjarri vijojnë të mbeten aktive, një në komunën Kthellë në Mirditë dhe dy në Komunën Zapod të Kukësit.

(eb/Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë