Ministria e Brendshme: Nikolas
Gejxh u regjistrua në sistemin TIMS

TIRANË - Ministria e Brendshme ka sqaruar në një njoftim për mediat regjistrimin në sistemin TIMS të Nikolas Gejxh i cili ishte i pranishëm në Tiranë në shenjtërimin e Katedrales Ortodokse.

Ministria e Brendshme sqaron se “Nga verifikimet e kryera rezulton se Nikolas Gejxh (Nicholaes Gage), me nënshtetësi amerikane ka hyrë në Shqipëri nga Greqia në datë 31 maj 2014 dhe është larguar në datë 02 qershor 2014. Ai u është nënshtruar të gjitha rregullave standarde të kontrollit dhe regjistrimit të shtetasve, përfshirë edhe regjistrimin në sistemin TIMS.”

Në njoftimin e saj Ministria e Brendshme ka siguruar se sistemi i kontrollit dhe regjistrimit të personave në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar të vendit është i sigurt dhe procedurat standarde të ndjekura nga strukturat përkatëse të policisë janë të verifikueshme në çdo rast.  

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!