Ministria e Brendshme: Rama
i fryn zjarrit për kapital politik

Ministria e Brendshme: Rama <br />i fryn zjarrit për kapital politik
TIRANE- Ministria e Brendshme deklaron se falë masave të ndërmarra janë shmangur situatat dramatike në këtë stinë, ku zjarret kanë përfshirë jo vetëm vendin tonë por të gjithë rajonin. Ndërsa i bëri thirrje kreut të opozitës, Edi Rama se po i fryn zjarrit për përfitime politike.

“E ndërsa të gjithë prisnin që opozita të dënonte me forcë zjarrvëniet e qëllimshme me keqardhje të gjithë konstatuan sërish një gjuhë fyese e shpërfillëse ndaj gjithë atyre që prej javësh përballen me zjarret dhe që janë privuar nga familjet e tyre dhe qëndrojnë në ballë për fikjen e vatrave të zjarrit.”

Ministria i bën apel kreut të opozitës që në vend të fërkimit të duarve në situata të tillë me shpresë se përfiton kapital politik të bëjë apel për ndëshkime më të ashpra për të gjithë ata që shkatërrojnë pasurinë kombëtare dhe të individit.

“Nuk është koha për t’i fryrë zjarret për përfitim politik, por është koha për të shprehur solidaritetin me cdo banor të zonave dhe vlerësim për të gjithë ata punonjës të shtetit që po sakrifikojnë dhe po vënë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar pyjet, ullishtet, shtëpitë dhe jetën e qytetarëve të këtij vendi.”- nënvizoi Olli.
Sipas ministrisë së Brendshme deri tani janë ndaluar 67 persona për zjarrvënie të qëllimshme. Nga ana e saj opozita me në krye kreun e PS-së Edi Rama akuzojnë qeverinë për mos marrjen e masave për përballimin e situatës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Flini me gojë hapur? Pesë arsyet pse ndodh

Flini me gojë hapur? Pesë arsyet pse ndodh