Prodhimi bujqësor vendas, gjatë vitit 2014, edhe pse nuk u favorizua nga kushtet klimaterike, shënoi rritje pozitive ne krahasim me një vit më parë. Kjo, sipas ekspertëve të bujqësisë, lidhet me mbështetjen qeveritare dhe një rritje të interesit për të investuar në sektorin e bujqësisë.
Edhe në buxhetin e vitit 2015, qeveria shqiptare i ka dhënë prioritet bujqësisë. Subvencionet, fondet për agrobiznesin dhe fermerët shkojnë në 66 për qind, shprehen ekspertët e bujqësisë, ndërsa sipas tyre, një pikë kryesore mbetet ujitja dhe kullimi, si faktore kryesorë me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e qëndrueshme të prodhimit bujqësor në vend.
Megjithëse reshjet mesatare vjetore janë të bollshme, gjatë verës bien vetëm 20 për qind e sasisë së tyre. Për të siguruar një bilanc optimal, është e domosdoshme ujitja me 3000-5000 m3/ha dhe kullimi, veçanërisht gjatë periudhës së dimrit, me një hidromodul 4-5 litra/sek/ha. Ndërsa një tjetër sektor që pritet të ketë vëmendjen e Ministrisë së Bujqësisë mbetet prodhimi bio.
Objektivi strategjik i Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe institucioneve të tjera me detyra në këtë fushë, është garantimi i rritjes së sasisë dhe cilësisë së prodhimit organik. Kjo jo vetëm për faktin e gjenerimit të eficencës ekonomike (rritje e të ardhurave), por edhe garantimit të rritjes së cilësisë së jetesës për konsumatorët. Nga ana tjetër, prodhimi organik konsiderohet si avantazh i rritjes së mundësisë së eksportit në rajon dhe më gjerë, theksojnë ekspertët e bujqësisë.
Marrë nga/ATSH
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com