TIRANË - Ndalohet menjëherë tregtimi i kërpudhave të freskëta, që shiten në tregje në rang kombëtar. Ky ka qenë urdhri që ka dhënë sot ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti për Agjencinë Kombëtare të Ushqimit.
Ky vendim pas njoftimeve në media, lidhur me helmimin e disa personave nga konsumimi i kërpudhave, si dhe në përgjigje të kërkesës së drejtuar sot nga “Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit” lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë që të gjitha mostrat e kërpudhave të ndaluara do të dërgohen në laboratorin e Institutit të Sigurisë Ushqimore e Veterinarisë.
"Bëjmë edhe një herë apel, se askush nuk do lejohet të përfshijë në tregti me shumicë e pakicë kërpudha të freskëta, pa u pajisur më parë me certifikatën e origjinës dhe certifikatën e sigurisë", thuhet në njoftimin e ministrisë.
"Kërpudhat me të cilat janë helmuar banorët në disa zona të Burrelit nuk janë industriale, por të rritura në gjendje natyrale. Bëhet fjalë për kërpudha të freskëta, që mblidhen nga banorë të zonave në pyje e kullota, të cilat mund të jenë helmuese dhe tregtohen pa asnjë certificate sigurie", shpjegon më tej njoftimi i ministrisë.
Në një situatë të tillë, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, u bën apel gjithë banorëve të këtyre zonave të mos mbledhin më kërpudha në pyje e kullota dhe të mos i tregtojnë apo konsumojnë ato.
Çdo mostër e këtyre kërpudhave duhet të dërgohet në laborator për analizë tek “Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë” përpara se ato të tregtohen, ose të merret këshilla e agronomëve të zonës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Mat, një fëmijë helmohet nga kërpudhat, 25 helmime në tetor