PRISHTINË - Me përkrahjen institucionale, agrobizneset vendore po arrijnë të zgjerohen e të modernizohen, duke ndikuar kështu edhe në shtimin e prodhimtarisë vendore, si dhe në rritjen e cilësisë së këtyre prodhimeve.
Kjo përkrahje për agrobizneset përmes granteve investive, do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti.
KosovaPress citon ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqi, i cili zhvilloi një takim me kreun e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.
Krasniqi ka treguar se edhe në Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, përmes disa masave mbështetëse do të ofrojnë përkrahje për agrobizneset, të cilat sipas tij, po ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ai shtoi se mbështetja në bujqësi do të shkojë në disa segmente, në mënyrë që Kosova të arrijë të mbulojë nevojat e konsumit dhe të ketë produkte sa më cilësore.
Ministri Krasniqi po ashtu është shprehur i gatshëm për rritjen e bashkëpunimit rajonal mes komunitetit të biznesit, duke premtuar kështu edhe përfshirjen e OEK-ut dhe mekanizmave të tjerë në proceset e zhvillimit të këtij sektori.
Ndërsa kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka thënë se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me MBPZHR-në në mënyrë që edhe përkrahja e sektorit të bujqësisë të rritet në vazhdimësi.
"Përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit, ne mund të arrijmë që agrobizneset vendore të zhvillohen edhe më tej dhe në këtë mënyrë ato të jenë edhe më konkurrente", tha kryetari Gërxhaliu.
Ministria e Bujqësisë, përmes granteve investive, edhe sivjet do të përkrahë rritjen dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese në agrobizneset vendore.
Ndërsa ministri i Bujqësisë, Krasniqi ka pasur gjatë ditës takim edhe me krerët e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Krasniqi në këtë rast ka thënë se të gjithë mekanizmat sindikal në bujqësi që janë edhe të përfaqësuar nga Bashkimi i Sindikatave të Kosovës, do të jenë partnerë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në realizimin e programit të kësaj ministrie për bujqësi.
Në një komunikatë të dërguar nga kjo ministri thuhet se Krasniqi i premtoi kreut të BSPKS-së, Haxhi Arifit bashkëpunim në mënyrë që shoqatat sindikale të bujqve do të jenë gjithmonë nga partnerët kryesorë.
"Për ne është me rëndësi që në çdo proces të punojmë bashkë në mënyrë që edhe rezultatet të jenë më të mira", tha ministri Krasniqi.
Ai i njoftoi drejtuesit e BSPK-së me planin për këtë vit, duke theksuar se me mbështetjen për bujqësinë do të krijohen më shumë mundësi të zhvillimit ekonomik dhe punësimit./ATSH/
/Shqiptarja.com