Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, iu bëjnë thirrje bashkive përkatëse që të zhvillojnë aktivitete në fshat. Kjo nismë shihet si një mundësi e mirë për të zhvilluar ekonominë rurale si dhe për të bërë sa më të njohur zonën. Nga ana tjetër ftojnë të gjitha bashkitë që në bashkëpunim me organizata të aplikojnë për mbështetjen e aktiviteteve lokale më të mira në funksion të promovimit të fshatit, turizmit rural dhe produkteve tipike.
Aplikimet priten deri në datën 20 prill
Projektet fituese do të mbështeten nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Risi Albania.
Aplikoni në: https://goo.gl/AumT96