Ministria e Drejtësisë hap dosjet e
prapambetura të të përndjekurve

Ministria e Drejtësisë hap dosjet e<br />prapambetura të të përndjekurve
TIRANË - Ministria e Drejtësisë ka nisur shqyrtimin e dosjeve të të përndjekurve politik që ende nuk janë futur në proces deri më tani, të depozituara nga Instituti i ish-të Përndjekurve Politikë. Kreu i këtij institucioni, Bilal Kola, i pyetur dje nga Shqiptarja.Com, tha se dosjet e depozituara presin miratimin ose jo të ministrisë. Kola tha se të gjitha kërkesat që paraqiten në institutin që ai drejton, nga persona të cilët pretendojnë se u takon dëmshpërblim, u janë përcjellë Ministrisë së Drejtësisë për shqyrtim. “Bëhet fjalë për disa dosje që ende janë në shqyrtim nga ministria e Drejtësisë, e cila vendos që këto dosje cilësohen si dosje e plotë apo ajo dhe përfiton apo jo dëmshpërblimin në bazë të ligjit”, tha ai.

“Vlerësimin dokument për dokument të dosjes, bazuar në deklarimin që ka bërë gjithsecili prej ish të përndjekurve e bën Ministria e Drejtësisë”, shtoi Kola. Lidhur me  prioritet e bëra publike dy ditë më parë nga Ministria e Financave, për shpërndarjen e dëmshpërblimeve për ish të burgosurit e regjimit komunist, ai tha se nuk ka asnjë lloj komenti. Ndërkohë, Alma Deliaj, drejtoreshë e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve në Ministrinë e Financave, tha të premten se prioritetet për këtë vit është që të shpërndahet plotësisht kësti i parë dhe kësti i pestë për kategorinë parësore të ish të dënuarve, si edhe të mundësohet çelja e këstit të gjashtë. Deliaj nuk përjashtoi as mundësinë për çeljen e këstit të shatë brenda këtij viti, për kategorinë parësore të ish të burgosurve politikë të regjimit komunist.

Ndërsa, për  kategorinë e trashëgimtarëve, ajo tha se nuk ka fonde të mjaftueshme që këtë viti të çelet kësti i tretë, ndërsa shtoi se do të vijojë shpërndarja e këstit të dytë për këtë kategorinë joparësore, atë të trashëgimtarëve të ish të burgosurve politikë. “Këstin e tretë nuk e kemi diskutim për këtë vit, jemi vetëm për shpërndarjen e këstit të dytë, sepse dhe fondi sigurisht është i limituar, është 30 për qind fondi, që janë 600 milionë lekë që akordohet vetëm për trashëgimtarët, pra kategorinë jo parësore.

Pra prioritet, ne kemi përfundimin e çeljes së këstit të pestë dhe çeljen e këstit të gjashtë, por ndoshta gjithsesi ndoshta në varësi edhe të ecurisë edhe për çeljen e këstit të shtatë, për vitin 2016”, tha dje gjatë një konference për mediat Alma Deliaj, drejtoreshë në Drejtorinë e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit në Ministrinë e Financave.
6, Ministria e Financave ka prioritet shpërndarjen e plotë të këstit të pestë për kategorinë parësore dhe çeljen e këstit të gjashtë, si edhe shpërndarjen e këstit të dytë për trashëgimtarët.

Këstet
Gjatë vitit të shkuar, qeveria shpenzoi më shumë se 2 miliardë lekë për të kompensuar vuajtjet e ish të burgosurve politikë të regjimit komunist dhe trashëgimtarëve të tyre. Nga ky fond i shpërndarë përfituan gjithsej 6.809 persona. 1.4 miliardë u shpërndanë vetëm për kategorinë parësore gjatë vitit 2015. Ndërsa, gjatë vitit 2014, përfituan dëmshpërblim 3.718 persona dhe fondi i shpërndarë ishte rreth 1.5 miliardë lekë. Nga viti 2007 deri në vitin 2013, janë paguar ata ish të dënuar, të cilët jetojnë, si dhe trashëgimtarët për këstin e tyre të parë dhe një pjesë e kësteve të dyta me një shumë totale prej 9.39 miliardë lekë.

*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com

Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator