Ministria e Drejtësisë: Harta e re gjyqësore brenda javës në qeveri, do të ketë ndryshime! Nuk do të ketë bllokim të sistemit! Strategji për funskionim normal

Harta e re gjyqësore shumë shpejt do të kalojë për miratim nga qeveria dhe janë reflektuar propozimet e deritanishme. Kështu ka deklaruar sot ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

"Harta e re gjyqësore shumë shpejt do të jetë në qeveri. Kemi një takim të fundit me KLGJ besoj gjatë kësaj jave ku do të kemi draftin final i cili do t’i konsiderohet një diskutimi publik të përgjithshëm me Ministrinë e Financave, me Prokurorin e Përgjithshëm dhe KLP dhe pastaj me propozimin tim do të kalojë në qeveri. Nuk do të ketë bllokim të gjyqësorit. Kemi një strategji të qartë për funksionimin normal të sistemit të drejtësisë", tha Manja

Kujtojmë se propozimi i kaluar për hartën e re gjyqësore parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe 1 për atë administrativ. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.  Pra, nga propozimi konkludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 16.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vladimir: 26/04/2022 14:01

    Po shkaterroni gjithçka eshte ndertuar deri tani. Turp. Qytetaret po trajtohen si lecka, ndersa gjyqtaret akomodohen dhe humbasin gjurmet ne kryeqytet.

    Përgjigju
    • Avni: 11/06/2022 13:07

      Deri tani eshte ndertuar nje rrjete sekseresh, avokatesh e gjyqtaresh e kancelaresh gjykatash neper rrethe e tani do i prishet pak terezia.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet