/ATSH/- Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës dënojnë aktin e djegies së veturave zyrtare të Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, Milan Radojevic. Këtë akt, Ministria e Drejtësisë e konsideron sulm mbi pronën e shtetit me synim cënimin e sigurisë dhe frikësimin e institucioneve në atë pjesë të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, kanë një bashkëpunim shumë të mirë me Drejtorin dhe Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, të cilët janë shembull i profesionalizmit dhe respektimit të institucioneve të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë dhe SHKK, njofton opinionin publik se do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Drejtorin dhe Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, në mbarëvajtjen dhe avancimin e punës së këtij institucioni.

Po ashtu, Ministria e Drejtësisë, inkurajon organet përgjegjëse për sigurinë dhe rendin, që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme në zbardhjen e këtij rasti.