Ministria e Energjisë: Ndërpritet kontrata me 17 subjekte për ndërtimin e HEC-eve, por nuk tregon emrat

Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati njofton se ka shkuar në 17 numri i kontratave të ndërprera në mënyrë të njëanshme për ndërtimin e HEC-eve. Në një deklaratë për mediat, Bonati nënvizoi se kjo shifër mund të rritet.Por çuditerisht zv/ministri nuk jep asnjë të dhënë se për cilat HEC-e bëhet fjalë. Ndërprerja e njëanshme e kontratës është për shkak se subjektet nuk kanë respektuar kushtet ligjore dhe afatet procedurale, përfundime këto të mbërritura nga monitorimi i bërë në terren nga ana e ministrisë. Nga vijimi i procesit të skanimit, kanë rezultuar dhe 9 raste të tjera të shkeljeve të kontratës nga ana e subjekteve, për këtë arsye ka nisur procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës.

Më herët, në fillim të muajit mars, ministria njoftoi se pas skanimit të 54 dosje të kontratave që janë dhënë për hidrocentrale, 8 prej të cilave rezultuan me probleme. 

"Procesi i skanimit të situatës mbi korrektësinë e zbatimit të detyrimeve kontraktuale nga ana e subjekteve që kanë përfituar kontrata për ndërtimin e HEC-eve ka vijuar me ritme të shpejta, sipas planit të hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.  Në zbatim të Urdhrit nr. 47 dhe nr. 48, datë 30.1.2019, “Për verifikimin e zbatimit të kushteve të kontratave koncesionare dhe kontratave objekt i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015, për burimet hidrike të energjisë”, janë marrë të gjitha masat për të adresuar problematikat e identifikuara deri më sot, ku më frekuentet janë:

• Mosrespektimi i afateve proceduriale;
• Mosrespektimi i kushteve ligjore dhe kritereve në kontratat dhe lejet e lëshuara.

Nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, tashmë ka përfunduar procesi monitorimi dhe verifikimit i situatës në terren dhe puna është fokusuar në praktikën dokumentare dhe në koordinimin e qëndrimeve me institucionet e tjera, si:
-​Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit;
-​Agjencinë e Manaxhimit të Burimeve Ujore; për të dalë në konkluzionet finale mbi procedurat dhe hapat që do të ndiqen.

 Nga vijimi i procesit të skanimit, kanë rezultuar dhe 9 raste të tjera të shkeljeve të kushteve kontraktuale nga ana e subjekteve, për të cilat do të fillohet procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës. Pra, deri më sot, numri total i praktikave për të cilat ka filluar procesi i ndërprerjes në mënyrë të njëanshme të kontratave koncesionare shkon në 17 raste.

Sikurse është thekuar edhe më parë nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë po procedohet me kujdes, për të minimizuar risqet e mundshme dhe implikimet financiare për Buxhetin e Shtetit. Problematikat e konstatuara në mënyrë të përsëritur gjatë këtij procesi skanimi, po analizohen në funksion të riinxhinierimit të gjithë procedurës për lidhjen e kontratave koncesionare, sikurse dhe për procesin e monitorimit dhe kontrollit të kësaj të fundit",  thuhet në njoftimin për shtyp. 

B.K./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion