TIRANË- Është nënshkruar sot një marrëveshje për marrjen e një huaje prej 25 milionë dollarë për ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, 43.4 km e gjatë, pjesë e Korridorit të VIII Tiranë – Korçë.
Marrëveshja u firmos në ambientet e Ministrisë së Financave mes ministrit Shkëlqim Cani dhe Mohammed bin Sulaiman Al Arifi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Projekteve në Fondin Saudit për Zhvillim (SFD).
“Ky investim është një frymëmarrje për një rajon, por dhe për gjithë Shqipërinë, sepse lidh fushën e rajonit të Korçës, por edhe portet në shtetin fqinj, me kryeqytetin dhe tregun shqiptar”, ka thënë zv.kryeministri, Niko Peleshi, pjesëmarrës në nënshkrimin e marrëveshjes.
Peleshi tha se projekti i rrugës, që do të jetë vazhdim i segementit Tiranë – Elbasan, “do të sigurojë një lidhje të shpejtë dhe komode mes portit të Durrësit dhe vendeve të tjera të Ballkanit si Maqedoni, Bullgaria, Turqia, etj, duke e bërë Shqipërinë vendin më të përshtatshëm transit nga Ballkani në Europë, e anasjelltas.
Gjithashtu, “ky segment rrugor do të shërbejë si bypass për qytetin e Pogradecit, duke shmangur ndotjen e tij për shkak të devijimit të mjeteve të rënda.”
Të pranishëm në firmosjen e marrëveshjes, përveç Canit dhe Peleshit, ishte edhe ministri i Transporteve dhe i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe përfaqësues nga Fondi Saudit.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com