Ministria e Financave: Tashmë
ankandet botohen në dy buletinë

Ministria e Financave: Tashmë<br />ankandet botohen në dy buletinë
TIRANE - Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave bën me dije se është organi, që kryen procedurat e shitjes së pronës  shtetërore, që privatizohet dhe se duke filluar nga ankandi i radhës do të dërgojë për botim çdo njoftim për ankand vetëm në Buletinin e Prokurimit Publik dhe Buletinin e Botimeve Zyrtare pranë Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Sikurse dihet, një nga format me të cilat bëhet kalimi i pronës shtetërore në pronë private është edhe shitja e pronës nëpërmjet ankandit, ku pronarët e truallit kanë të drejtën e parablerjes.

Deri më sot, njoftimi për zhvillimin e ankandit sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi është realizuar nëpërmjet publikimit të njoftimit në Buletinin e Prokurimit Publik, si dhe në media kombëtare (gazeta me qarkullim Kombëtar dhe TV Kombëtar).

Me hyrjen në fuqi të ligjit nr.78/2014, “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare, në zbatim të nenit 9, pika 6 “Parashikimet aktuale në aktet ligjore dhe nënligjore, që kanë të bëjnë me botimin në median kombëtare, zëvendësohen me botimin në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare”, njoftimet për ankand apo për ish-pronarët e truallit që gëzojnë të drejtën e parablerjes, nuk do të botohen në mediat kombëtare (gazeta dhe TV kombëtare), por vetëm në Buletinin e Prokurimit Publik, pranë Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Buletinin e Njoftimeve Zyrtare pranë Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?