TIRANË- Në një intervistë në ‘Rreze Dielli’ u diskutua mbi një problematikë që po zmadhohet gjithmonë e më shumë, varfërimi dhe ‘ndotja’ e gjuhës shqipe me fjalë të huaja. Irsa Ruçi eksperte e komunikimit dhe Elsa Ymeri radiofolëse diskutuan mbi varfërimin dhe humbjen e gjuhës shqipe.
Ekspertja e komunikimit Irsa Ruçi pak kohë më parë hodhi idenë e krijimit të ‘ Ministrisë së Gjuhësisë’ si pjesë e identitetit që duam të transmetojmë nëpër breza.
‘’Jo për tangërllëk, jo për patriotizëm, as për nacionalizëm, as për një formë as për një tjetër, por për t’a ruajtur gjuhën shqipe dhe për ta përçuar atë, në brezat e tjera. Nuk është e rëndësishme ministria thjesht në kuptimin e një buxheti që duhet harxhuar, por në kuptimin e një zëri, identiteti shtetëror që duhet të ketë’’ u shpreh ajo.
Por si mund të realizohet kjo ide dhe cila është problematika që duhet të përpiqemi të rregullojmë:
‘’Nuk është nevoja tek pjesa e shpenzimit të buxhetit, është tek pjesa tjetër, vëmendja që duhet kushtuar, pra nuk është nevoja të investojmë para pafund por mund të investojmë në kapacitete njerëzore dhe profesionale por duhet ngritur një sistem profesionist. Po ta shikoni që në tekstet shkollore, tekstet janë ‘ Oh la la’ ‘ Oh le le’ domethënë i gjithë vargu i një poezie është vargu i një kënge që është banalizuar dhe ka dalë në publik. Sot kemi tekste pa kuptim që nuk i mëson asnjë gjë një fëmije’’ tha ajo.
Por çfarë duhet të bëjnë institucionet përkatëse:
‘’Institucionet kompetente duhet të krijojnë një fjalë për shqipen, duhet të fusin në fjalorin e shqipes për fjalën ‘ Puntatë’ duhet të vendosin fjalën që i përshatet në shqip, pastaj avash avash ne do të kultivojmë mënyrën e të menduarit tonë dhe do ta sjellim në gjuhën shqipe’’ përfundoi ajo.
D.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.2%
-
I keq
21.5%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1055
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çfarë duhet të dini për Ligjin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut: Çfarë kontestohet, nga kush dhe pse është shqipja në rrezik?
12 Dhjetor, 11:33
-
Elezi në Report TV: Rusia qëllime për destabilitet nëpërmjet Serbisë! Vendimi për shtyrje i Kushtetueses në Maqedoni për Gjuhën Shqipe, i duhuri
11 Dhjetor, 19:56
-
Alban Daci: Nuk ka Gjykatë që mohon një gjuhë apo ekzistencën e një Kombi!
11 Dhjetor, 14:54
-
Kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ish-ambasadori: E rrezikshme! Të respektohet 'Marrëveshja e Ohrit'! Shqiptarët faktor stabiliteti
11 Dhjetor, 14:04
-
Veliaj pret Ali Ahmetin: Po e ndjekim me shqetësim situatën në Maqedoninë e Veriut! Kreu i BDI-së: Çdo cenim i marrëveshjes së Ohrit dëmton marrëdhëniet ndëretnike
11 Dhjetor, 12:27
-
Shkup, shtyhet seanca në Kushtetuese ku kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe! Dy gjyqtarët shqiptarë bojkotuan! Do thirren ekspertët dhe partitë
11 Dhjetor, 11:56
-
Alarmi për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Rama: Nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese, mbajti bashkë dy popujt shtetformues
10 Dhjetor, 19:06
-
Arbër Çeliku: Midis statusit juridik dhe interpretimit politik të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
29 Nëntor, 11:02
-
Preç Zogaj: Shthurja e gjuhës si fillimi i shthurjes së një populli
23 Nëntor, 14:36
-
Speciale/ Udha me pengesa e letërsisë shqipe! Botimet për fëmijë, mungesë prurjeje apo vlerësimi?
23 Nëntor, 12:26
-
Fjalët e reja që i shtohen Fjalorit të Gjuhës Shqipe! Shtesa edhe nga veprat e Ismail Kadaresë, Camajt dhe Hamitit
23 Nëntor, 12:11
-
Alfabeti(zmi) duhet kujtuar çdo ditë!
22 Nëntor, 16:49