Ministria e Jashtme shpjegon protokollet për udhëtarët shqiptar dhe të huaj: Për të vizituar Shqipërinë nuk ka asnjë kufizim në hyrje

Ministria e Jashtme shpjegon protokollet për udhëtarët  shqiptar dhe të huaj: Për të vizituar Shqipërinë nuk ka asnjë kufizim në hyrje

Ministria e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar të gjithë shtetasit shqiptar dhe të huaj që të për të vizituar Shqipërinë nuk ka asnjë kufizim në hyrje. Ministria njofton se nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë.

‘Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar Shqipërinë, nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë.’- njofton ministria.

Njoftimi i plotë

Protokolli që duhet ndjekur nga udhëtaret që hynë në territorin e Shqipërisë 2021

Për të gjithë të interesuarit për të udhëtuar drejt Shqipërisë, njoftojmë se Shqipëria i ka hapur kufijtë në datën 1 qershor 2020.

Nuk ka asnjë kufizim në hyrje , qoftë test Covid-19 apo dokument i veçantë.

 Për të gjithë individët që hyjnë në Shqipëri në rrugë tokësore :

Nuk aplikohet detyrimi i karantinimit 14 ditor përvec rasteve të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore;

Në pikat kufitare nuk kërkohen dokumenta specifikë, për të hyrë në territorin shqiptar;

Në rast hyrjeje në Shqipëri nga kufijtë tokësorë, informohuni mbi rregulloret e shteteve të tjera ku do kalohet gjatë udhëtimit, pasi ndryshojnë nga shteti në shtet.

Shtetasit që udhëtojnë në rrugë tokësore për në Shqipëri duhet të marrin informacion paraprak në Ambasadat e shteteve përmes të cilave do të kryejnë tranzit, për të qenë të qartë mbi rregullat e vendosura nga këto shtete në kuadër të pandemisë.

Individët që udhëtojnë në rrugë detare:

Duhet të komunikojnë me Përfaqësitë Shqiptare në vendet nga do të nisen me mjete lundruese ose të kontaktojnë me Ambasadat përkatëse.

Për udhëtarët që udhëtojnë nga vendet e treta me avion dhe përdorin si tranzit një nga aeroportet ndërkombëtare, të mbahet parasysh se:

Nuk do të lejohen të dalin nga zona e tranzitit të aeroportit dhe se nuk do të lejohen të vijojnë udhëtimin e tyre nëse destinacioni pasues është një vend tjetër i hapësirës Schengen, pasi kjo lëvizje nuk konsiderohet tranzit, por hyrje në hapësirën Schengen, prandaj autoritetet aeroportuale do t’i kthejnë në vendet nga kanë mbërritur.

Të gjithë udhëtarët të cilët lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokollëve të standardeve ndërkombëtare që kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, duhet të zbatojnë këto rregulla:

Nëse pasagjeri shfaq simptoma të COVID-19 të specifikuara më parë, ai/ajo nuk do të

lejohet të vazhdojë udhëtimin dhe të hyjë në Shqipëri;

Aeroporti ka vendosur pika të automatizuara ku udhëtarët mund të pajisen me maskë (e detyrueshme për ambientet e brendshme) si dhe dezinfektantë

Në momentin e check-in do të nënshkuhet një deklaratë mbi statusin e tyre në lidhje me COVID-19 përpara se të pajisen me boarding pass;

Pasagjerët gjatë qëndrimit në aeroport duhet të respektojnë distancën sociale 1.5 metra gjatë gjithë kohës së qëndrimit në aeroport.

Prioritet kanë personat e moshuar, personat në nevojë dhe familjet me fëmijë të mitur;

Inkurajohet kryerja e check-in online për të shmangur radhët dhe kontaktet fizike.

Kërkohet që në rast se pasagjerët shfaqin simptoma, atëherë të mos ndërmarrin

udhëtime por të zbatojnë rregullat e vendosura nga shtetet përkatëse.

Për më shumë info: https://www.tirana-airport.com/c/116/measures-and-rules/

Mbani në vëmendjen tuaj, rregullat aktuale që janë në fuqi në Shqipëri.

Duke filluar nga 1 qershori, 2021:

Kufizim i lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Lejohet lëvizja vetëm për arsye shëndetësore ose emergjencë. Përdorni aplikacionin E-Albania për leje specifike.

Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social, si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës dhe që konsiderohen persona në risk.

Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika lejohet deri në orën 22:00.

Baret, restorantet janë të mbyllura nga ora 23:00 deri në orën 06:00, me përjashtim të shërbimit “delivery”.

Duke filluar nga 15 qershori, 2021:

Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik.

Duke filluar nga 1 korriku, 2021:

Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00.

Orari për muzikën nuk ndryshon, do mbetet ora 22:00.

Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.

Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike, kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve/ pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia