Rusia pretendon se SHBA financon programe biologjike në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë, tha Maria Zakhorava, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse. Zakharova pretendon se SHBA ka kryer programe biologjike në Ukrainë. Zakhorava kërkoi që SHBA të zbulojë detajet për atë që ka bërë, duke shtuar se Rusia ka parë dokumente që mbështesin pretendimet e tyre se amerikanët po dërgojnë komponentë të armëve biologjike afër kufirit Ukrainë-Rusi. Ajo vazhdon duke pohuar se Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së po e drejton drejtpërdrejt programin.
Lajmi kryesor:
Bombardohet spitali në Mariupol, fëmijë nën rrënoja! Zelensky: Kompromis, por pa tradhtuar vendin! Pentagoni: Avionët polakë s'do dërgohen në Kiev, me rrezik









