Ministria e Kulturës jep 2 milionë lekë
për 6 fituesit e fondit të përkthimit
Ministria e Kulturës ka shpallur sot listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, për vitin 2016. “Ky fond, i hapur për herë të parë, ka për qëllim mbështetjen financiare të përkthimeve të veprave të rëndësishme të letërsisë shqipe në gjuhë të huaj, promovimin e autorëve shqiptarë dhe të letrave shqipe jashtë vendit.”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.
Ministria e Kulturës ka shpallur sot listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, për vitin 2016.
“Ky fond, i hapur për herë të parë, ka për qëllim mbështetjen financiare të përkthimeve të veprave të rëndësishme të letërsisë shqipe në gjuhë të huaj, promovimin e autorëve shqiptarë dhe të letrave shqipe jashtë vendit.”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.
Fondi synon gjithashtu t’u vijë në ndihmë përkthyesve të huaj që janë të interesuar të përkthejnë nga gjuha shqipe, si t’u lehtësojë kostot e botimit botuesve që marrin përsipër t’u ofrojnë lexuesve të huaj vepra të letërsisë shqipe.
Ministria e Kulturës deklraon se ka vënë në dispozicion të këtij Fondi shumën prej 2.000.000 lekësh.
Nga 10 aplikime të shtëpive botuese të huaja, u përzgjodhën 6 prej tyre të cilët kaluan me sukses fazën e seleksionimit nga kolegjiumi dhe më pas nga ekspertët e fushës së përkthimit.
Krahas emrave të përkthyesve fitues, si dhe të shtëpive botuese të huaja, kemi kënaqësinë të shohim gjithashtu të përzgjedhur emra shkrimtarësh dhe poetësh nga më të rëndësishmit e letërsisë shqipe.
Brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së fituesve, do të kontaktohen shtëpitë botuese të përzgjedhura për të caktuar afatin e nënshkrimit të kontratës.
Autorët fitues janë Bashkim Shehu, Ridvan Dibra, Fatos Kongoli, Luljeta Lleshanaku, Stefan Çapaliku, Mira Meksi
Në tabelëne mëposhtëme janë dhënë titujt dhe autorët të cilët përkthyesit fitues do t’i kthejën në gjuhën shqipe. Nr. Shtëpia Botuese Titulli i librit Autori Përkthyesi Gjuha1. Ediciones Siruela Angelus Novus Bashkim Shehu Esperanza Roces Gonzales Spanjolle
2. La Ver a Soie Legjenda e vetmisë Ridvan Dibra Evelyne Noygues Frënge
3. Rubbetino Editore Iluzione në sirtar Fatos Kongoli Caterina Zuccaro Italiane
4. Občianske Združenie VLNA Përmbledhje Poetike Luljeta Lleshanaku Lucia Paprckova Sllovake
5. Maison D’Europe et D’ Orient Triologjia Albanica Stefan Çapaliku Anna Couthures Frënge
6. Salento Books Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë Mira Meksi Valentina Notaro Italiane
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20