Ministria e Kulturës nis kontrollin
me monitorë të 7 siteve arkeologjike

Ministria e Kulturës nis kontrollin<br />me monitorë të 7 siteve arkeologjike<br>
Shtatë site arkeologjike, ku përfshihen Butrinti, Apolonia e më gjerë, kanë nisur të monitorohen me kamera që nga mjediset e Ministrisë së Kulturës. Përfundimi i fazave të para të projektit të vendosjes së sistemit të kamerave të monitorimit në sitet e trashëgimisë dhe vendosja e biletarive elektronike në institucionet e trashëgimisë kulturore është promovuar sot në Ministrinë e Kulturës.

Projekti u iniciua nga Fondi Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit amerikanë të Fondacionit.

Drejtori i Fondacionit, Michael Granoff, e konsideroi trashëgiminë kulturore si AND të Trashëgimisë dhe monitorimi i biletave efikas për mirëmbajtjen e siteve arkeologjike. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka folur për projekte dhe rritjen e numrit të vizitorëve në sitet arkeologjike.

Pas konferencës për mediat, përfaqësuesit e fondacionit prezantuan monitorët që kanë nisur të kontrollojnë 7 site arkeologjike. Projekti për destinacionet e përzgjedhura të monitorimit ka pasur një kosto rreth 530 000 dollarë.

Biletaritë elektrinike janë vendosur në destinacionet si më poshtë: 
1. Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
2. Muzeu Kombëtar Etnografik, Krujë.
3. Parku Kombëtar Arkeologjik Apoloni.
4. Kalaja Berat,
5. Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri”Berat.
6. Parku Kombëtar Arkeologjik, Shkodër.
7. Kalaja Gjirokastër.

Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.