/ ATSH - Ministria e Kulturës ka njoftuar së fundmi se fondi i përkthimeve letrare të krijuar nga Ministria e Kulturës për vitin 2015 kap vlerën e 3.5 milionë lekëve, fond ky i cili mbështet përkthimet me cilësi të lartë të letërsisë së huaj.
"Fondi për Përkthimin Letrar (FPL) do të nxisë dhe mbështesë financiarisht përkthime të arrira të veprave të rëndësishme artistike të letërsisë europiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe", shkruhet në njoftimin e publikuar në adresën zyrtare të ministrisë së Kulturës, duke theksuar edhe afatin e aplikimt, afat ky i cili është përcaktuar në datën 15 shkurt 2015 ora 14:00, ku ministria kërkon nga të gjithë të interesuarit të dërgohet me postë dosja e aplikimit në zyrën e protokollit.
Për të gjithë të interesuarit, ministria sqaron se aplikimi duhet të bëhet nga botuesi, që është i pajisur me një liçensë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
"Botuesi duhet të ketë siguruar të drejtat e autorit përpara se të aplikojë ose të jetë në proces përmbyllës të sigurimit të këtyre të drejtave, proces që duhet të kryhet brenda afatit të dorëzimit të përkthimit parashikuar nga kontrata" theksohet në njoftimin që ministria ka botuar.
"Pas miratimit për mbështetje financiare të përkthimit, Ministria e Kulturës nënshkruan një kontratë tripalëshe me përkthyesin e kësaj vepre dhe botuesin, dhe financimi (i plotë ose i pjesshëm) i përkthimit të veprës do të mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe i shkon drejtpërdrejt përkthyesit", sqarohet në këtë informacion.
/Shqiptarja.com