Ministria e Kulturës 'shkatërron' 
kanionet e Nivicës për hidrocentral

Ministria e Kulturës 'shkatërron' <br />kanionet e Nivicës për hidrocentral
TIRANË - Më 23 nëntor të vitit 2015, Ministria e Kulturës ka marrë vendim për të ndërtuar një hidrocentral në kanionet e Nivicës në Tepelenë, pjesë e trashëgimisë kulturore. Është e çuditshme se si një institucion që duhet të ruajë pasuritë natyrore dhe kulturore, në fakt vendos t'i shkatërrojë ato duke ndërtuar një hidrocentral, e konkretisht HEC Driza 1 në pellgun e ujit mbledhës të përrenjve të Nivicës dhe Gursmarit.

Edhe për kreun e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Taren ky vendim përbën një skandal. Në një status në rrjetin social Facebook, Tare thotë se HEC-i po ndërtohet pa miratimin e banorëve të zonës.
 
"Në fakt miratimi është bërë nga Këshilli i Lartë i Restaurimit pranë Institutit të Monumenteve prej të cilëve asnjëri nuk ka idenë se cfarë janë Kanionet e Nivicës. Jo vetëm nuk i dinë dhe nuk i kanë shkelur por me një të rënë të lapsit kërkojnë të shkatërrojnë një nga zonat më të bukura të Shqipërisë. HEC i cili kërkohet të bëhet pa miratimin e banorëve të zonës kërkon të shkatërrojë një mrekulli natyrore por edhe një qytet të tërë Antik i cili ka habitur arkeologët me gjetjet kulturore të kësaj zone të cilat janë datuar nga shekulli i IV -II p.k. Kësaj zone nëse i prishet pasuria natyrore dhe kulturore nuk ka asnjë shans për të pasur një zhvillim turistik dhe përfundimisht do të jetë një zonë e harruar dhe e braktisur", shkruan Tare.

kanionet e nivices
kanionet e nivices

Sipas vendimit numër 241 të Këshillit Kombëtar të Restaurimit që ka hyrë në fuqi menjeherë,  shkruhet se shoqëria “Driza 1”, duhet të kontribubojë për sistemin e ambjenteve të M. Kaçubaj në qendër të Nivicës dhe kjo do të bëhet “në mbikqyrjen e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, DRKK Gjirokastër.

Ndërsa në pikën 3 të këtij vendimi thuhet se “Punimet do të mbikëqyren nga specialistë të Shërbimit Arkeologjik”. 

Ministria e Kulturës, vërtetë e ka aprovuar projektin, duke nëvizuar mbikëqyrjen e objekteve arkeologjike, por nuk ka asgjë të shkruar zyrtarisht për kanionet si monunente të të rralla të natyrës, të cilat kudo në botë mbrohen me ligj.

Përveç trashëgimisë natyrore Nivica është e pasur edhe me vlera arkeologjike. 

Një nga mësuesit e asaj zone, shprehet se “Kalaja e lashtë që ndodhet aty përdorej si një nga pikat e studimit të vendbanimeve të hershme epiriote për shkak të arkitekturës dhe prerjes së gurëve. Janë gjetur shumë materiale që kanë mbështur këto kërkime arkeologjike”.

Nivica e Kurveleshit është një prej vendeve më të bukura në Shqipërinë e Jugut. 

“Disa prej udhëtarëve të famshëm të shek 19-të si Dr.Holland, Francois Pouqueville, mendonin se atje duhej kërkuar një prej qyteteve të rëndësishme të Epirit Antik", thotë Auron Tare. 

​Banorët e zonës pohojnë se aty ende nuk ka pasur ndonjë gërmim arkeologjik, por janë grumbulluar në muze disa nga gjetjet e banorëve të kësaj zone, që konfirmojnë se diku në këtë zonë gjendet një vendbanim i hershëm. Ato janë disa objekte hekuri, bronzi dhe qeramika që sipas arkeologëve i përkasin një vendbanimi të periudhës IV -II p.e.s. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në konferencën e Straife, me temë 'Trendet e Reja në Bashkimin Europian': Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes! Fokusi ynë, arsimimi digjital i të rinjve dhe të rejave

Veliaj në konferencën e Straife, me temë 'Trendet e Reja në Bashkimin Europian': Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes! Fokusi ynë, arsimimi digjital i të rinjve dhe të rejave