Ministria e Kulturës dhuron 6000
libra për 18 biblotekat në Shqipëri

Ministria e Kulturës dhuron 6000<br />libra për 18 biblotekat në Shqipëri
TIRANE - Numri i lexuesve të rinjë ka rënë ndjeshem vitet e fundit. Por për të shmangur këtë situatë dhe për të nxitur më tej leximin e librit tek të rinjtë, studentët dhe nxënesit shqiptar, Ministria e Kulturës dhuron rreth 6000 ekzemplarë për 18 bibloteka në të gjithë vendin.

"Neve mund të pajisim bibliotekat e tjera përvec asaj Kombëtare me 6 mijë tituj kshu që besoj se është një dhuratë shum e mirë për të filluar vitin duke kujtuar që librat janë ato dhurata që nuk bëhen një herë në vit po që duhen bërë cdo ditë të vitit. Duke synuar dy aktorë kryesorë, një, krijuesin ku kemi parasysh shkrimtarin, autorin dhe përkthyesin i cili është me të drejta të plota një krijues dhe lexuesin i cili duhet në rradhë të parë të jetë aty si publik i krijuesit por edhe si një kategori sociale që duhet edukuar, duhet kultivuar, duhet emancipuar." tha Kumbaro

Në prezantimin e ketij projekti për edukimin e lexuesve dhe nxitjen e krijimitarisë letrare ishën të pranishëm rector të univeristeteve të Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Tiranës, si dhe drejtues të biblotekave të rretheve. 

Si simbolikë të nisjes së ketij të projekti social Kumbaro i dhuroj drejtuesve të biblotekave një kopje të vepres “Meshari” të Gjon Buzukut.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit