TIRANE, 28 Dhjetor/ATSH/- Ministria e Mbrojtjes u angazhua të dielën në operacionin e shpëtimit të 466 personave që ndodheshin në bordin e tragetit "Norman Atlantic", nder te cilet 22 shtetas shqiptare, pas njoftimit për zjarr në hangarin e saj.
Sipas një njoftimi për shtyp te ministrise se Mbrojtjes, Qendra e Bashkuar e Koordinim Shpëtimit në Pire(JRCC), Greqi, në ora 06:50, të dites së sotme, njoftoi Qendrën Kombëtare të kërkim Shpëtimit në QBO Shqiperi se trageti "Norman Atlantic" i linjës Igumenicë (Greqi) - Ancona (Itali), me 466 persona në bord, ka kërkuar ndihmë, pasi në hangarin e tragetit kishte rënë zjarr. Anija ndodhej 16 milje në veri perëndim të ishullit të Sazanit, por jashtë ujrave territoriale të Republikës së Shqipërisë. Nga JRCC Greqi, u bë e ditur se ishin nisur në drejtim të Tragetit "Norman Atlantic" , anija "Cruz Europe" dhe 5 helikopterë (nga pala greke dhe italine). "Komanda e Forcës Detare ka angazhuar menjëherë anijen e gatshme në Operacion SAR. Menjëherë është nisur anija Butrinti drejt zonës së operacionit ku ndodhet aktualisht", njofton Ministria e Mbrojtjes. Anija Butrinti është angazhuar në evakuimin e pasagjerëve si dhe shuarjen e zjarit në tragetin "Norman Atlantic". Ministrja e Mbrojtjes, Mimi.Kodheli, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Jeronim Bazo, thuhet ne njoftimin per shtyp, po ndjekin hap pas hapi operacionin. Sipas burimeve zyrtare, ministrja Kodheli ka komunikuar me homologen italiane ministren Roberta Pinotti lidhur me operacionin dhe kontributin e dy vende në këtë operacion. Ndërsa shefi i shtabit gjeneralmajor Jeronim Bazo, shtuan burimet, ka pasur komunikime të vazhdueshme me homologun e tij grek. Ministria e Mbrojtjes dhe shtabi i përgjthshëm do të mbajnë në komunikim të vazhdueshëm publikun. ./a.gjonaj/ /a.g/










