Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara

Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara

Moti i keq

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një rezyme të situatës hidrometeorologjike në vend, e cila sipas saj paraqitet e menaxhueshme, megjithëse reshjet e shiut dhe dëborës kanë ndikuar në disa zona.

Në rrugët malore, si Hani i Hotit-Tamarë, Bogë-Theth dhe Kukës-Shishtavec, reshjet e borës kanë qenë të pranishme, por janë marrë masa për pastrimin dhe kriposjen e tyre, duke siguruar qarkullimin pa ndërprerje. Megjithatë, përdoruesit e këtyre rrugëve këshillohen të pajisen me goma dimërore. Në akset rrugore të tjera, përfshirë ato të qarkut Tiranë dhe Gjirokastër, situata është më e qetë dhe nuk raportohen probleme.

Në portet e Durrësit dhe Vlorës, lundrimi detar vijon normalisht, ndërsa ekipet e OSSH po punojnë për të rikthyer furnizimin me energji elektrike në disa zona rurale dhe malore. Nivelet e lumenjve dhe rezervuarëve mbeten brenda kuotave normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Parashikimi për ditët në vijim tregon reshje intensive në qarqet jugore dhe mesatare në pjesë të tjera të vendit. Zonat veriore dhe juglindore pritet të përfshihen nga reshjet e dëborës mbi lartësinë 300 metra, të shoqëruara nga ulje temperaturash dhe ngrica.

Temperaturat minimale priten deri në -4°C në zonat malore, ndërsa në bregdet do të jenë më të larta, nga 4°C deri në 14°C. Era parashikohet të jetë e fortë në bregdet, çka mund të sjellë sfida në këto zona.

Strukturat e mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë koordinimin për të menaxhuar çdo situatë emergjente që mund të lindë. Qytetarët dhe përdoruesit e rrugëve këshillohen të jenë të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes: 

Situata nga moti në vend


Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë:

Akset rrugore
Në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të ulët. Rrugët janë pastruar dhe kriposur. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa ndërprerje. 
Në akset rrugore fushore: Lezhë-Shkodër-Hani i Hotit, Lezhë-Shëngjin, Ura e Bunës - Muriqan, Ura e Kirit-Vau i Dejës është punuar për pastrimin e kanaleve dhe riparimin e sinjalistikës. Nuk ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve. 
Në aksin malor Pukë – Fushë-Arrëz – Kalimash, gjatë ditës ka pasur reshje bore. Grupet e punës në terren kanë pastruar borën dhe kanë bërë kriposjen e këtij segmenti. Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore, por nuk ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve.
Në akset rrugore: Kukës - Krumë dhe aksin Kukës - Ura e Zapotit, Ura e Zapotit - Shishtavec, vazhdojnë reshjet e borës. Po punohet për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet normal, por rekomandohet perdorimi i gomave dimërore. 
Në akset rrugore të Tropojës gjatë ditës së sotme ka pasur reshje bore me ndërprerje, por pa pasur probleme në qarkullimin e mjeteve. Është punuar për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre. 
Të gjithë kontraktorët janë në gatishmeri me mjete dhe fuqi punëtore. 
Në aksin rrugor Dushaj - Sheshi i Trageteve – Lekbibaj, kanë vijuar reshjet e borës me ndërprerje kohore dhe intensitet të ulët. Rekomandohen gomat dimërore, por nuk ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve.                                                                                                                                                                                                                       
Në akset rrugore të qarkut Tiranë, ka pasur reshje shiu të dobëta, por pa krijuar probleme në qarkullimin rrugor.                           
Pa probleme janë edhe akset rrugore të qarkut Gjirokastër, në Llogara, Sarandë, në akset rrugore të qarkut Fier, të Korçës.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         
Rekomandohen përdoruesit e rrugës te lëvizin me shpejtësi të kufizuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe në akset me dëborë të përdorin gomat dimërore.

Nga strukturat e sistemit të mbrojtjes civile në nivel qendror dhe vendor, nuk janë raportuar probleme në qarkullimin rrugor.

Portet
Në Durrës dhe Vlorë nuk janë raportuar probleme për lundrimin e anijeve.

Sipas raportimeve të OSSH, ekipet po punojnë për rikthimin sa më parë të energjisë elektrike në disa zona rurale dhe malore.

Lumenjtë dhe rezervuaret
Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Parashikimi motit në vijim
Bazuar informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU),  ditën e diel priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet: Vlorë dhe Gjirokastër, reshje intensive në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet e tjerë.
Reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat Veriore, Verilindore dhe Juglindore të territorit në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit. Reshjet e dëborës, të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
* në bregdet: 4 / 14 °C ; 
* në vendet e ulëta: 5 / 13 °C ; 
* në vendet malore: -4 / 8 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati