DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLITIKAVE TË MJEDISIT DHE JETËSIMIT TË PRIORITETEVE
drejtoria e mjedisit
Sektori i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Ndotjes Industriale dhe Standardeve Mjedisore
Njoftim për shtyp
Ministria e Mjedisit fton personat e interesuar të marrin pjesë dhe të konkurojnë për të përfituar çertifikatën e ekspertit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Auditimit Mjedisor, bazuar në Udhëzimin Nr. 1, datë 22.02.2011 “Për Përcaktimin e programeve dhe proçedurave të zhvillimit dhe të vlerësimit të provimeve për pajisjen me çertifikatën e specialistit për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin mjedisor”.
Kërkesa të përgjithshme:

- Kërkesën për pajisjen me çertifikatë si dhe mënyrat e kontaktimit (telefon, e-mail, etj).
- Diplomën e noterizuar dhe listën e notave.
- Dëshmi të kualifikimeve.
- CV, ku veç të tjerave, provohet diplomimi dhe përvoja e punës në fushën e mjedisit, jo më pak se pesë vjet.
- Informacion për eksperincën në projekte për mbrojtjen e mjedisit.
- Faturën e tarifës së shërbimit prej 10000 (dhjetë mijë) lekë, që paguhet për llogari të Ministrisë së Mjedisit dhe që është e pakthyeshme.
Të drejtën për të aplikuar për ekspert të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Auditimit Mjedisor e kanë specialistët e diplomuar në fushën e e mjedisit ose të agromjedisit, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në universitetet ose shkollat e larta jopublike, të akredituara për degët e sipërpërmendura ose në institucionet e huaja të arsimit të lartë që ofrojnë këto programe studimi, pas njësimit të diplomës së tyre, si dhe specialistët e diplomuar në shkencat inxhinierike, biologjike, kimike, gjeologjike, hidrologjike, ekonomike dhe gjeografike.
Personat e interesuar të dorëzojnë dokumentat e sipërcituara brenda datës 15.04.2014 në adresën: Ministria e Mjedisit, Rruga e Durrësit, Nr. 27, Tiranë.