Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë sot një asist rinisjes së futbollit në vendin tonë. Si pasojë e lehtësimit të masave duke filluar nga e hëna më 18 maj, klubet e futbollit do të mund të rinisin stërvitjen direkt në grup dhe jo në mënyrë individuale, siç pat njoftuar më herët ministrja Manastirliu.
Në këtë mënyrë klubet dhe stafet e tyre do ta kenë më të lehtë për tu përgatitur për 3 qershorin, një datë e cila u vendos nga FSHF dhe klubet e Superligës si moment kur do të fillojë të riluhen ndeshjet e futbollit, megjithëse për këtë mungon konfirmimi i Ministrisë së Shëndetësisë.
Komento